Ambasadorja e SHBA Uyehara viziton Ulqinin + Foto

December 9, 2015   | Lajmet / Vijesti

Ambassador U.S. Embassy Podgorica Uyehara visits Ulcinj-3Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Margaret Ann Uyehara zhvilloi të martën një vizitë në Ulqin.

Ajo vizitoi Kriporen e Ulqinit dhe Ullishten e Valdanosit, të cilat shihen si dy nga burimet më të njohura të këtij qyteti, për të vazhduar me vizitën në Xhaminë e Krythës pastaj në Qytetin e Vjetër të Shasit dhe në zyrën e përbashkët të Biznes Klubit Ana e Malit me Diasporën shqiptare në SHBA.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, e njohu ambasadoren me aktivitetet e pushtetit vendor por edhe me atë që ai e quajti “krizë të këtij pushteti” si pasojë e mosmarrëveshjeve në koalicionin qeverisës të forcave politike shqiptare.

Në zyrën e përbashkët me Diasporën shqiptare, kryetari i Biznes Klubit, Kabil Kurti e njohu ambasadorenme format e bashkëpunimit dhe të organizimit.

Ambasadorja Uyehara foli për mundësitë më të mëdha të bashkëpunimit dhe të investimeve nga diaspora dhe bëri thirrje për lehtësimin e procedurave për investitorët e mundshëm.

Ali Salaj

VAO