Misteri i prokurorit për “Kino Bashta”në prokurori edhe Muhamet Nika

December 9, 2015   | Opinione

Kino-bashta-kino-basta-ulqin-ulcinjShkruan: Muhamet Nika

NË PROKURORI EDHE MUHAMET NIKA?!

Sipas disa „ lajmeve karate..“, mësohet se prokurori shtetëror dhe gjykata ka nisur procedurë për humbjen e pronësisë në ranë të Shtëpisë së Kulturës e cila iu kthye ish –pronarëve edhe pse ishte e urbanizuar..?!

Cekim se lajmi si i tillë është pjesërisht i sakt , nga se prokurori a nuk e nisi hetimin vetë –me dëshirën e saj, por që padinë për këtë e ngritën këshilltarët e KK Ulqin : Andrija Cetkoviq, Mehmet Zenka , Dritan Abazi dhe Milan Roloviq e që është një ndryshim tepër i madh në esencë me atë që plasohet në lajm.

Ky është rasti i parë që këshiltarët të padisin ekzekutivin direkt të prokurori , pa e hapur çështjen në parlament përmes kontrollit hetmor gjë që u mundësohet si përfaqësues të popullit me ligj dhe statut. E nëse supozojmë që me këtë nuk do të ishin të kënaqur , atë herë çështjen sipas procedurës këshilltarët e cekur, mund ta kalonin nga shtylla e parë e pushtetit (KUVENDI) te shtylla e dytë (PROKURORIA ….)?

Sipas pikëpamjes kjo metodë e hetimeve, krijon hapësirë për të aluduar që hetimet mund të jenë të dirigjuara e për interesa të palëve të ndryshme që mund të jenë të implikuar në këtë krim.

Edhe vetë mu desh të jap deklaratë në polici për të tretën herë, por kësaj radhe si qytetar?!!

Thënë me disa fjalë në policinë e Tivarit- sektori për krim të oganizuar pohova se kjo është hera e tretë që po deponoj dëshmi në prokurori për rastin e KINEMASË nga viti 2005, duke shtuar edhe një herë , se dokumentacionin  e dhënies së kinobashtës e kam dorëzuar në prokuroritë e dy niveleve mbi bazën e kallëzimeve të bëra ndaj meje . ..?!

Se qendroj pas atyre dëshmive të dhëna dhe se nuk dëshiroj të shtoj më gjatë rreth tyre, duke deponuar kështu , vetëm do argumente shtesë në lidhje me qëndrimin e ekzekutivit të kohës dhe këshillit drejtues të qendres që ajo të mos i jepej personit në fjalë .

Dhe se gjatë fllimit të sezonit 2008 , u ndërpre edhe mënyra e dhënies së saj ish qiramarrësit përmes kontratës ditore për organizime kulturore- koncerti.

Që me kërkesën e shtëpisë së kulturës objektit iu muar edhe leja e punës nga komuna dhe gjatë vitit 2008 nuk punoi fare kurse si u mbulua me letra pas këtij viti është çështje tjetër për tl cilën nuk kam njohuri?!!

Ndërsa gjatë vitit 2009 Kuvendi i Ulqinit të cilin vetë e kryesoja , ndau 80mijë euro për vënien e saj në funksion ?!

Që ate e dhash me vendim të këshillit drejtues dhe të ligjshme e  në kohë të caktuar që përfundonte me sezonën e vitit 2007 dhe  me pamundësi të shtyerjes së kontartës për të njëjtin person ….?!!!

Jashtë kësaj , për opinion po cek ,se duke u thirrë në ligjin për informim , kërkova nga shtëpia e kulturës të më jepej akti themelor i gjykatës , rreth këthimit të pasurisë më skicat e parcelave kadastrale që kthehen( por që nuk mu ofruan…)?! Pastaj ankesa (fjala e fundit)e mbrojtjes në këtë çështje në kuptimin nëse ishin shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore e kushtetuese por që nuk më kënaqën..?!!

E tashti pasi presedani i çështjes ngjau nga këshilltarët duke kërkuar ndihmë në polici e duke anashkaluar kuvendin, atëher shpresoj që nuk do të na shihet për të madhe nësër, kur për parregullsitë e buxhetit të KK Ulqin të vitit 2005 , të lajmëroj personalisht prokurori n ?!

Sipas raportit- kontrollit të shtetit -revizionit bëhej fjalë për shkelje të rënda ligjore nga pushtetarët lokalë të kësaj kohe e që flasin për mundësi të krimit të organizuar. Kjo nisiativë për kohën atëherë u ngrit nga PPD duke i shkruar direkt letër vetë kryetarit të shtetit për këto parregullsi mbi bazën e kësaj letre pasoi raporti i prokurorirt…?!!!

Merret vesh se çështja u la e hapur nga kuvendi i vitit 2007, e praktikat e keqperdorimeve vazhduan . ..?!Andaj sipas neve , pasi organet ishin vënë në dijeni të gjendjes , ndoqën problemin duke marrë shumë procese nën hetim gjatë periudhës që pasoi për funksionimin e pushtetit lokak. Personalisht i përshëndes të gjitha nisiativat që kanë të bëjnë me kontrollin e pushtetit nga vet parlamenti , nga do që të vijnë..?!!

Defektet e kësaj kohe me sa duket janë tepër të mëdha , e më të cilat ballafaqohen gjykatat- Këtyre ditëve në mënyrë të tërthortë mësuam që një pale i ish dhënë gjoja truall ndërtimor në Pinjesh nga komuna , por pasi dyshohej në numër të protokollit të dokumentit- rezultoi që me atë numër dokumenti dilte të ishte i evidentuar një pushim vjetor..?!!

Kino-bashta-kino-basta-ulqin-ulcinj-AFERA

Kino-bashta-kino-basta-ulqin-ulcinj-AFERA-1

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„