Partia Demokratike vijon negociatat me PDS-in

December 9, 2015   | Lajmet / Vijesti

MILLO GJUKANOVIC - FATMIR GJEKABisedat rreth rikompozimit të pushtetit lokal në Ulqin janë zhvilluar sot në Podgoricë në mes të skuadrave të Partisë demokratike të socialistëve në krye me zëvendës kryetarin Dushko Markoviq, dhe përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, të cilin e drejtoi lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka, raporton portali Ul.info.

Portali Ul-info mëson se pjesëmarrësit e negociatave nga të dy anët janë të kënaqur me qasjen e shprehur për tejkalimin e kësaj situate në Ulqin.

Për negociatat e sotme, si dhe për ato që janë zhvilluar të hënën me drejtuesit e Forcës, më 14 dhjetor do të njoftohen anëtarët e Kryesisë së PDS-së.

Pritet që me këtë rast do të sillet vendimi për atë se si partia e kryeministrit Millo Gjukanoviq e sheh zgjidhjen e krizës politike në Ulqin.