Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka bën homazhe në nderim të Imzot Rrok Mirdita

December 10, 2015   | Rajoni / Region

kryetari Gjeka-NrekiqKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka shprehur keqardhje të thellë për humbjen e  Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranës dhe Durrësit.

  1. Gjeka në librin e zisë shkroi se ndihet krenarë për punën dhe veprën e imzot Rrok Mirdita, jo vetëm që ai vinte nga anët tona por është konstatim i të gjithëve se Ai ka luajtur një rrol domethënës në ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare ndër shqiptarë.

Duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve, komunitetit katolik dhe Kishës Katolike në  Shqipëri, kryetari Gjeka tha se lutemi që Imzot Rrok Mirdita të gjejë prehjen e amshuarn.

Komuna Ulqinit