Nika: Çudira nga Ulqini – Përse zyrtarët lokal me disa palë komunikojnë me shifra?!!

December 10, 2015   | Opinione

Cudira nga Ulqini-njerzirt-pa-adres-1Shkruan Muhamet Nika

Po të shikosh këtë akt si më posht të lëshuar nga sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm vëren se komunikimi me palë ashtu si shpesh herë del i shifruar ose anonim….?!

Po përse ndodhë e gjithë kjo – vështirë është të qëllohet…?!

Në rastin konkret sikur t’i hedhim një sy fletëdorëzimit të dërguesit zyrtar komunal  që bën dorëzim pranimin e aktit shohim se ai e ka vështirë të gjindet dhe i mbetet të zgjidhë enigmën se për cilin person është fjala me emër e mbiemër, i cili nuk ka as adresë e as vendbanim , ose ndonjë skicë në vendim për të mësuar se për cilin lokacion është fjala .

Dokumenti në rastin konkret ka të bëjë me një kërkesë të “NN” personit nga Praga i cili është pronarë i një objekti diku në Ulqin. Tjetër, nga përmbajtja e akt-vendimit merret vesh se “NN” personi, i ish drejtuar organit me një kërkesë për mbrojtje të objektit nga devastimi dhe për ndërtim të tijin!!!

Deri këtu çdo gjë në rregull dhe asgjë në rregull njëkohësisht…?!!

Ndoshta sekretari që e përpunoi këtë kërkesë e njeh personin që i është drejtuar, por mbase e vlerëson që për shumë arsye të mos publikohet emri i tij për opinion….?! Mbase do të binte në konflikt me ligjin për ish-funksionarët?!!!

Ndoshta mund të pyesni- Pse thoni që unë të reagoj edhe për këtë formë komunikimi ?! Përgjigja do ish se shumë kush ka të drejtë të mendojë që pas këtyre vilave të shifruara si “ NOX”S.V.O. Prag që u blenë deri sa ndokush*apo unë , kish funksion , tashti po kërkon ta çojë deri në fund çështjene. Përsërisim të mos mendojë dikush që ky pertson , mund të jemë edhe unë ?! Helbete pse jo, pasi që isha 3 mandate këshilltarë , deputet , drejtor kulture, kryetar parlamenti në Ulqin Nënkryetar komune, kryeshef etj.

Andaj sipas neve administrata lokale duhet të punojë në evidentimin dhe shënimin e adresavetë sakta , për ndryshe çdo veprim tjetër do të ishte manipulim i shifruar i të dhënave.

Cudira nga Ulqini-njerzirt-pa-adres

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„