Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi hap zyrën koordinuese në Plavë

December 11, 2015   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Zyra ne Plave-KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZIKumtesë për Opinion

 

Sot me datë 11.12.2015 Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi hapi zyrën koordinuese në Plavë.

Në ceremonin e hapjes, morën pjesë kryetari z. Genci Nimanbegu, nënkryetari z. Bujar Hasangjekaj, anëtarët e Këshillit nga Plava dhe Gucia, përfaqësues të partive politike shqiptare, përfaqësues të shoqatave kulturore etj.

Ky aktivitet realizohet në përputhje me objektivat dhe obligimet e Këshillit Kombëtar në mbështetje të komunitetit shqiptar në Plavë dhe Guci.

Zyra koordinuese e KKSH-së në Plavë do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptar në ato trava dhe do të shërbej si pikë referimi për paraqitjen e shqetësimeve me të cilat ata ballafaqohen.

 

Shërbimi për informim i KKSH-së

Zyra ne Plave-KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI-1

Zyra ne Plave-KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI-2