Ulqin; banorët 3 ditë pa ujë

December 11, 2015   | Shtypi / Mediji

ulqini-pa-ujëPër shkak të mungesës së disa pjesëve të përshtatshme të cilat bëjnë lidhjen e tubave, Ulqini edhe nesër nuk do të ketë ujë, raporton portali Lajm.me.

Këtë e ka bërë të njohur për media drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime” Fehim Avdiu, i cili tha se këto probleme nuk i prisnin.

Fillimisht, sipas paralajmërimit, normalizimi i furnizimit me ujë duhej të vendosej në orën 17.00, por kjo do të shtyhet për ditën e nesërme, dhe nuk ka njoftim se kur mund të pritet furnizimi normal.