Banorët e Krruçit n’hall nga era e keqe e deponisë

December 12, 2015   | Lajmet / Vijesti

Kruçi-UlqinPër të shkuar deri në shtëpi, banorëve të Krruçit të cilët ndodhen në pjesën bregdetare duke shkuar nga Ulqini në Tivar, apo anasjelltas iu duhet të kalojnë në rrugë e cila kundërmon aromë të keqe gjat gjithë kohës.

protest-deponia-Mazhura Foto: Barinfo

Banorët e lagjes Krruç jan te revoltuar me hedhjen e mbeturinave që vijn nga Budva afro 7o tonë që behet fjalë për “Fekale të kondesuara”, por jo vetëm që do të përhapej era e padurueshme, por me shiun e parë, të gjitha këto mbeturina do të përfundonin në det”, thanë banorët e Krruçit për Portalin Ul-info.
protest-deponia-Mazhura-1 Foto: Barinfo

Këta banorë kanë frikë nga shpërthimi i ndonjë epidemie sidomos gjatë muajëve të verës kur temperaturat kanë shkuar mbi 30 gradë Celsius.

Banorët e Krruçit thanë që për këto arsye ato do të mbajnë takimin e Bashkësisë lokale dhe do të vendosin çfarë hapash të ndërmerren.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA