Nika: Pasojat e ngërçit politik në komunen e Ulqinit

December 14, 2015   | Opinione

lexo te vertetenAdministrata   e komunës i kundër përgjgjet ngërçit të uraganit politik

 

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

Sindikata e të punësuarve të pushtetit vendor , që në strukturë të kualifikimit profesional dhe stazhit qëndron shumë më lartë se sa stafi i ekspertëve të partive politike ka kohë që  është bërë gati për   të ndërmarrë hapat e tejkalimit të krizës.

Më herët para një muaji , kjo organizatë patë vënë në rend të ditës disa kërkesa , si: çështjen e zvogëlimit të koficientave të cilat nuk ishin të harmonizuara me ligj,duke kërkuar pagesën e ndryshimit në rrogën e ulur , pa të drejtë-  koha e N. Cungut?! Dhe kjo pritet të realizohet(bëhet fjalë edhe për një rrogë vjetore, si detyrim ndaj tyre, pasi ulja e saj u bë, siç u cek, me shantazhim të administratës së Cungut dhe që administrata gjyqësore vendimin e ish-kryetarit e hodhi poshtë si të pa ligjshëm.. Pastaj kërkoi që të nxirren dispozitat ligjore për harmonizim të koficientave pa dallime për të punësuarit dhe zyrtarët me mandat politik, të cilat gjithashtu mungojnë duke u bërë sipas dëshirës ..?!!

Tjetër, gjithashtu kërkoi llogari për të gjithë lëndët e humbura në gjykatë e të cilat e kalojnë shumën prej 30 mijë eurove .

Për shuma mbi këtë shifër, mbrojtjes së komunës i duhet sipas ligjit vendimi politik i kuvendit . Si shembull , mund të jetë rasti i lëndës gjyqësore në 500 mijë euro e për të cilat , komuna vazhdon të jetë e bllokuar dhe të punësuarit kanë hyrë në të 6 muaj të rrogave të pa shlyera..?!

Sipas disa zërave dhe disponimit të sindikatës, nëse kuvendi nuk mblidhet për të caktuar hipotekën për kredinë e lajmëruar në 4 /4milionë euro dhe e cila nuk mund të vilet , pakaluar ngërçi politik, atëherë kjo sindikatë , pa dyshim që do të dalë me kërkesën” ekstreme”që qeveria të shpërndajë parlamentin si të pa aftë dhe kryetari aktual Gjeka, të nënshkruaj vendimin për hipotekë duke vazhduar edhe për 6 muaj tjerë , sipas ligjit, deri në zgjedhjet e parakohshme. ..?!

Vështirë është të besohet që Gjeka të mos ketë konsideratë për këtë propozim , pasi që edhe ideja e dhënies së kësaj kredie ishte , kryekëput meritë e tij….?!

Mos mbledhja e kuvendit për caktimin e vendimit për hipotekë , para vitit të ri, do të neutralizonte totalisht , punën e organeve vitale të pushtetit në Ulqin dhe duhet të merret në konsideratë si çështje.

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„

Sindikata e të punësuarve të pushtetit vendor-Dokument