Cungu: Asnjë konflikt me PD, u zhgënjeva me Gjeken

December 22, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu-ForcaKryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, në një intervistë për gazeten “Pobjeda” deklaroi se votbesimi për kryetarin Gjeka është dashur të inicohet më herët, raportom portali Lajm.me.

Kryetari i Forcës tha se prej fillimit erdhi deri tek përplasja e dy koncepteve të ndryshëm në qeverisje, ku Forca mundohej të aplikonte modelin e bazuar në përgjegjësi, transparencë dhe punë, kurse Gjeka atë të qëndrimit në pushtet pa marrë parasysh pasojat për qytetarët dhe Komunën në përgjithësi.

Cungu tha se sjellja e papërgjegjëshme e kryetarit Gjeka ndaj financave dhe problemeve të Komunës kanë rrezikuar seriozisht funksionimi normal të saj. Shumica e investimeve kapitale janë bërë në mënyrë të parregullt me vendime direkte të kryetarit, tha Cungu, kurse në Komunë cdo ditë vijnë llogari për të cilat organet kompetente lokale nuk kanë kurrfarë njohurie.

Për këto dukuri, tha ai, Gjekës ia kanë tërhequr vërejtjen edhe në partinë e tij, por pa rezultat. Këto janë disa prej arsyeve për të cilat Forca ka kërkuar shkarkimin e tij, tha Cungu, pas së cilës ai i dërgoi ofertë PDS-së se do ti ofrojë cdo gjë që ata kërkojnë.

Sa i përket rikompozimit të pushtetit dhe daljes në zgjedhjet parlamentare, kryetari i Forcës tha se partia e tij është e hapur për bisedime me ato që duan të punojnë në zhvillimin e qytetit dhe realizimin e projekteve kapitale, dhe se preferon daljen e shqiptarëve me një listë të përbashkët.

“Me ligjin aktual zgjedhor dalja e partive shqiptare në disa kolona do të ishte katastrofale për ta”, tha në mes tjerash kryetari i Forcës së Re Demokratike.