Gjeka: Për akva park zgjedhet lokaliteti i ri në Ulqin

January 5, 2016   | Real Estate

Akva park-polinKompanisë turke “Polin”, e cila është e interesuar të ndërtojë akva parkun në Ulqin, ka shumë mundësi t’i jepet lokaliteti i ri në Shtoj për qiramarrje afatgjate.

„Investitori vazhdon të ketë dëshirë të ndërtojnë akva parkun kështu kemi që vendosur të gjejmë parcelë tjetër. Ai është dakord, toka ka sipërfaqe të njëjtë, para disa ditësh morëm përgjigjen nga komisioni kompetent që kjo tokë është e lirë dhe që mund ta ndryshojmë atë. Presim që deri në fund të muajit të kemi informata konkrete nga Ministria e financave dhe organet tjera shtetërore“, tha për Antena M kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Ai beson që Kuvendi komunal do të jap pëlqimin që parcela të shkëmbehet. „Nëse çdo gjë do të jetë në rregull investitori do të fillojë ndërtimin në shkurt ose në mars. Sipas informatave të mija ato mund ta ndërtojnë akva parkun për katër deri në gjashtë muaj, sepse bëhet fjalë për tokë të rrafshët, kështu që punimet do të shkojnë më shpejt“, tha Gjeka.

Ul.Info