Llukshiq për Sekretar të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

January 5, 2016   | Ngjarjet - Events

Igor-Luksic-Facebook.5Kandidatura, nder dhe mundësi për promovimin e Malit të Zi

Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq, ka vlerësuar se me kandidimin e tij për funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së hapet shtegun për promovimin e Malit të Zi.
Ai tha se është nder dhe privilegj i madh të përfaqësosh shtetin në një proces siç është zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm.
Llukshiq tha se në fund nuk dihet se cilin kandidat do t’ia propozojë Këshilli i Sigurimit Asamblesë së Përgjithshme për pasardhës të Ban Ki Munit, por shtoi se procesi i obligon të gjithë që ti qasën atij në mënyrë serioze, me të gjitha burimet që ka në dispozicion Podgorica zyrtare.
Ndërkohë, në Beograd zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të qartë se vendi i tij nuk do të mbështetë kandidaturën e Llukshiqit për Sekretar të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara./21Media