Teniserët e Kosovës do të garojnë në Fed Cup në Ulqin

January 5, 2016   | Lajmet / Vijesti

Ulcinj-domacin-turnira-FED-kupaFederata e Tenisit të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se ekipet e femrave dhe meshkujve nga edicioni i ardhshëm do të kenë të drejtë të pjesëmarrjes në Davis dhe Fed Cup.

Serbia është e shokuar me lajmin e radhës, pozitiv për Kosovën.
Federata e Tenisit të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se ekipet e femrave dhe meshkujve nga edicioni i ardhshëm do të kenë të drejtë të pjesëmarrjes në Davis dhe Fed Cup.

Presidenti i Federatës, Shkëlzen Domi ka thënë për “RTK2” se: “Ky është një lajm i bukur për zhvillimin e tenisit në Kosovë”, përcjell “Lajmi.net”.“Për ne është një lajm i gëzueshëm e që tani është konfirmuar”, u shpreh ai.

Domi theksoi se ekipi i meshkujve nga 2 deri më 5 mars të vitit 2016 do të marrë pjesë në një garë në Talin, ku për kundërshtarë të mundshëm do të ketë Shqipërinë, Azerbajxhanin dhe San Marinon.

Kurse, ekipi i femrave të Kosovës në fillim të shkurtit do të garojë në Fed Cup, që do të mbahet në Ulqin.

Mediat serbe kanë reaguar pas lajmit ku portali “Kurir” e konsideron si një “shuplakë” për Serbinë.

Telegrafi