Gazeta “Pobjeda”: Gjermaninë duhet ta braktisin 2.400 shtetas të Malit të Zi

January 6, 2016   | Rajoni / Region

auslaender_aus_MontenegroSipas të dhënave të Zyrës federale për migrime dhe refugjatë në Gjermani gjenden 22.868 shtetas të Malit të Zi, nga të cilët 2.400 duhet ta braktisin këtë shtet, kumtoi ambasada gjermane në Mal të Zi, ndërsa transmetoi gazeta e Podgoricës “Pobjeda”.

Sipas pretendimeve të Ambasadës, nga 2.400 shtetas malazez të cilët duhet ta braktisin Gjermaninë, 420 nuk kanë pasaporta.

Nga Ambasada shtojnë se këtë vit me siguri do të zvogëlohet numri i parashtruesve malazez të kërkesave për azil, sepse Mali i Zi është shpallur si vend i sigurtë të origjinës.

Sekretarja e përgjithshme e Unionit të asociacioneve malazeze në Gjermani, Ermira M. Liçina për gazetën “Pobjeda” thotë se “numri enorm i refugjatëve”, të cilët në vitin 2015 kanë arritur në Gjermani, i ka përforcuar autoritetet në këtë shtet evropian në sjelljen e masave të ndryshme që të zvogëlohet numri i kërkueseve të azilit.

Sipas saj, “shpallja e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës për vendet me origjinë të sigurt me siguri është inovacioni më i sigurt juridik në vitin 2015 i cili ka të bëjë me qytetarët e këtyre vendeve, sepse autoriteteve gjermane iu mundëson deportim të shpejtë të aplikuesve të azilit nga këto shtete”.

Kjo do të thotë se personat nga këto shtete, nga aspekti juridik, iu është kufizuar e drejta e azilit në Gjermani.

KURIR