Emisioni “Portreti” interviste me Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku – Video

January 9, 2016   | Kulturë / Kultura

Ruzhdi-Ushaku-Hatixhe-Nelaj-Portreti-Ulqin“Portreti” me Hatixhe Nelaj

Emisioni “Portreti”: Protagonistë i këtij emisioni me Prof. Dr. Ruzhdi Ushakun

“Portreti” eshte emision i  cili emitohet cdo te hene ne oren 21.00 në Televizionin Teuta.

Gazetarja Hatixhe Nelaj na mundson të ndjekim emisionin “Portreti”  që  transmetohet në TV Teuta.

Ruzhdi Ushaku, Shënime biografike-bibliografike për autorin

Ruzhdi Ushaku lindi në Ulqin më 1 maj 1938. Rrjedh prej një familjeje detare-peshkatare, gjurmët e së cilës shpijnë deri te një dokument osman nga shekulli XIX (fotokopja ruhet në Bibliotekën e Ulqinit), në të cilin përmendet gjyshi i tij, Jusuf Ushaku, si dëshmitar dhe anëtar i Parisë së Ulqinit.

Paraardhësit e tij të largët, arbëreshë të Greqisë, mbanin emrin e parë familjar Morea, sipas krahinës prej nga e kishin prejardhjen, kurse këtë të fundit Ushaku sipas emërvendit në Turqi, pas shpërnguljes së dytë në Ulqin.

Shkollën fillore e kreu në Ulqin (1953), normalen në Prishtinë (1957). Si student i dalluar në Degën e romanistikës të Fakultetit Filozofik të Sarajevës, qe i zgjedhur demonstrator, kurse një vit ishte kryetar i Klubit të Romanistëve.

Si apsolvent qëndron 14 muaj në Paris (1962/63), ku i vijon dhe i kryen me sukses të dalluar studimet e larta moderne frënge, me ç’rast i lëshohet e quajtura Diplôme Supérieur d’Etudes Françaises Modernes (Paris, 1963).

Me t’ u kthyer nga Parisi në vitin 1964 diplomon në degën gje¬gjëse në grupin Gjuhë e letërsi frënge dhe gjuhë latine me italishten si gjuhë ndihmëse.

Studimet pasuniversitare i kreu në Degën e Romanistikës të Fakultetit të Filologjisë (drejtimi shkencor) të Beogradit (1972) ku edhe u doktorua (1979) duke marrë gradën doktor i shkencave filologjike.

Me qëllime specializimi, studimi dhe të hulumtimeve shkencore, përveç në biblioteka e institucione të ndryshme shkencore në vend dhe republikat e Jugosllavisë së atëhershme, qëndroi disa herë në botën e jashtme: Paris 1962/63 (14 muaj); Paris 1972/73 (një vit akademik) bursist i Qeverisë Frënge, pastaj në Shqipëri (1975), Veneci (1983) në Seminarin e italianistëve të Evropës me temën Teorie Poetiche Opere, bursist i Qeverisë Italiane, pastaj sërish në Paris (1985) me bursë të Qeverisë Frënge; në një qëndrim kërkimor të nivelit të lartë në Francë (1998). Kërkime në Gjermani (1998,2000).

Ka mbajtur ligjërata dhe marrë pjesë me kumtesa, apo paraqitur rezultate në shumë kongrese, simpoziume dhe tubime të ndryshme shkencore në vend dhe në botë.

Është bashkëpunëtor i shumë revistave shkencore në vend dhe më gjerë ku ka botuar punime e studime në gjuhën shqipe, serbokroate, frënge, angleze dhe gjermane.

Përveç punimeve dhe studimeve të veçanta prej të cilave ka disa që kapin mbi dy tabakë autori, ku mund të numërohen mbi 100 njësi bibliografike, autori ka botuar deri më tani shtatë vepra, kryesisht nga fusha e filologjisë dhe gjuhësisë krahasuese si Kërkime filologjike (Prishtinë, Rilindja, 1981), Hipotetične reèenice sa SI u savremenom francuskom jeziku književnih tekstova (Propositions hypothétiques introduites par SI dans des textes littéraires en français contemporain), Prishtinë, Fakulteti Filozofik, 1983 (monografi me version të shkurtuar në gjuhën frënge), Paralele të ligjërimit poetik (Parallèles du langage poétique), Prishtinë, Rilindja, 1986 (gjithashtu me version të shkurtuar në gjuhën frënge) si dhe monografinë Ulqini në gjurmët e shekujve, Ulqin, Art Club, 1991. Hulumtime etnolinguistike (Ethnolinguistic Researchs), Prishtinë, Fakulteti i Filologjisë-Faculty of Philology, Prishtina, 2000, 271 f.(me përmbledhje në gjuh! ën angleze), Veprimtaria shkencore e prof. dr. Ruzhdi Ushakut, Fondacioni LIKA Foundation, 2003), 126 f. (Hartuar sipas koncepteve të prof. dr. Jup Kastratit, nga materialet arkivore të R. Ushakut).

Ky është libri i tij i shtatë, i radhitur dhe i paralajmëruar si i gatshëm për botim që në vitin 2000, por i pabotuar deri më sot për shkaqe materiale.

Pritet të botohet brenda vitit 2006 libri i tetë Ulqini nga dritaret e kohës nga autorët R. Ushaku-J. Lika.

Është marrë edhe me përkthime nga gjuha latine, frënge, italiane, serbokroate: tekste shkollore, eseje, poezi, tregime, novela drama e fejtone të ndryshme, kurse në vitet e 90-a ka përkthyer nga gjuha frënge një vepër vëllimore prej 1.500 faqesh të daktilogra¬fuara lidhur me jetën dhe veprën e profetit Muhamed e cila pritej të botohej nga shtëpia Logos-A e Shkupit (për fat të keq, vëllimi i parë që kapte rreth 800 faqe të rradhitura në makinë shkrimi, në fazën e redaktimit atëbotë u zhduk me rastin e ngjarjeve në Maqedoni.

Prej studimeve të tij dallohen veçanërisht ato nga fusha e sintaksës frënge, pjesërisht edhe asaj krahasuese frënge-shqiptare, nga fusha e studimeve kontrastive të teksteve poetike dhe të fushave të tjera gjuhësore. Nga fusha e studimeve filologjike-gjuhësore kraha¬suese dallohen ato me tema e motive detare, mitike shqiptare-ballkanike e më gjerë, siç janë ato për Bindin ilir, togfjalëshin Burri i Dheut dhe në veçanti ato nga romani Florimont me syzhe shqiptar-ballkanik i shkruar në gjuhën e vjetër frënge në vitin 1188, prej nga janë studiuar disa antroponime dhe toponime, mandej studimet të tjera onomastike të përfshira në këtë libër.

Është marrë, edhe pse jo rregullisht, me shkrime eseistike me tematikë letraro-artistike, filosofike, gjuhësore por edhe në veçanti nga letërsia shqipe për Migjenin, Lasgushin, Naimin, e sidomos me tema e motive nga Ulqini, këto të fundit të botuara brenda librit të cekur më lart.

Në Universitetin e Prishtinës ka mbajtur mësim, përveç gjuhës frënge në Degën përkatëse, më herët edhe gjuhën latine në Fakultetin e Filozofik ( tani Filologjik), studentëve të albanistikës dhe historisë, më vonë sërish edhe studentëve të historisë të Fakultetit Filozofik si dhe në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Farmacisë. U ka mbajtur mësim edhe studentëve të shkallës së tretë, aktualisht edhe studentëve të shkallës Master në UP. Një kohë ka qenë kryetar i Këshillit Mësimor e Shkencor të UP deri në shkarkimin me dhunë nga regjimi serb, kurse më herët anëtar i Këshillit Shkencor të I.A të Prishtinë, si dhe anëtar i këshillave redaktuese të shumë revistave shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Dy herë ka qenë krytar e Departamentit Gjuhë dhe Letërsi Frënge të Fakultetit të Filologjisë të UP.

Ka udhëhequr dhe formuar magjistra e doktorë shkencash si dhe ka qenë anëtar i komisioneve përkatëse në Prishtinë, Beograd, Sarajevë, Paris. Prej vitit 1973 kur për herë të parë, me ftesën e profesorit të mirënjohur R.L. Wagner mbajti ligjëratë shkencore pranë Ecole des Hautes Etudes –Sorbonne -Paris kohë pas kohe ka mbajtur ligjërata në vend dhe në Paris gjatë dhjetorit të vitit 2000 mbajti ligjërata shkencore me ftesë zyrtare nga Université de Paris 8-Vincennes Saint-Denis dhe në Université de Paris 3 INALCO –Sorbonne Nouvelle ku, një vit më vonë, në cilësinë e bashkëmentorit ishte së bashku me tre kolegë profesorë eminentë të universiteteve të Parisit dhe Bordosë në mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës të një kandidati (mbrojtja u mbajt më 25 maj 2001).

Prej vitit 1985 është zgjedhur profesor ordinar i Fakultetit të Filologjisë, ku u gjend pandërprerë deri me rastin e pensionimit në vitin 2003. Në ndërkohë ka qenë i angazhuar si bashkëpunëtor me honorar për mësimdhënien e sintaksës frënge, përkohësisht edhe asaj latine në Degën e Frëngjishtes, por edhe në studimet e shkallës së tretë të organizuara pranë Fakultetit të Filologjisë, ku vazhdon ende të jetë i angazhuar.

U shpërblye me çmimin vjetor të ART-CLUB-it më 2003 dhe me disa mirënjohje nga institucionet kulturore e shkencore të Komunës së Ulqinit. Me rastin e kremtimit të 65 vjetorit të lindjes dhe 40 vjetorit të punës krijuese –shkencore u propozua nga 13 organizata joqeveritare të Ulqinit për t’u shpallur qytetar nderi i Ulqinit.

Jeton kohëpaskohe në Prishtinë dhe në Ulqin.

Mr. Basri Çapriqi

 

 

  1. S. . Disa shënime të shkurtra apo më të plota biografike për R. Ushakun janë botuar më herët (Shih: Ulqini në gjurmët e shekujve, Ulqin, Art Club, 1991,f. 185-186; Ko je ko u Crnoj Gori, II izdanje, AMC “Zolak i Zolak”, ATHE, Budva, 1999, f. 294-295; Ali Llunji, “Veprimtaria kërkimore e shkencore e prof. dr. Ruzhdi Ushakut”, në Lemba 1/1999, Art Club, Ulqin, 1999, f. 131-132) dhe ato janë, me përjashtim të ndonjë lëshimi a gabimi më të vogël teknik në këtë të fundit, kryesisht të sakta. Ndërkaq, dy shkrime të tjera biografike për këtë studiues (në botimin 35 vjet të Fakultetit të Filologjisë, Prishtinë, UP-Fakulteti i Filologjisë /1960-1995/, 1995, f. 127 dhe Dr. Jusuf Vatovci, Leksikon i magjistrave dhe i doktorëve të shkencave në trojet jashtë Shqipërisë 1430-1995, Prishtinë, 1998, f. 754), përmbajnë, për fat të keq, shënime e formulime jo të sakta, shtrembërime dhe gabime materiale të papranueshme, dhe si të ! tilla nuk mund të shërbejnë si burime besnike dhe autentike.

 

 

C u r r i c u l u m V i t a e

Ruzhdi USHAKU

Faculty of Philology – French Language and Literature

University of Prishtina

38000 Prishtina – Xhavit Ahmeti (Bledi )2

 

I was born in 1938; 1 May in Ulqin (Montenegro)

Education:

ALLIANCE FRANÇAISE –Diplôme Supérieur d’Etudes Françaises Modernes -Paris (1963).

UNIVERSITY OF SARAJEVO (Faculty of Philosophy) – Diplome of Second Degree –Sarajevo(1964).

UNIVERSITY OF BELGRADE (Faculty of Philology) –Diplome of Doctorate-III Degree- Belgrade(1972).

UNIVERSITY OF BELGRADE (Faculty of Philology) –Diplome of Doctorate- Belgrade(1979).

Professional and Scientific Experience:

Professor of French, sometimes of Latin

Associate member or collaboration of many scientific revues

Head – French Department (1980/1981)

President of Scientific Council of University of Prishtina (1989/1991).

Mentor of many candidates for masters or doctors of philological sciences, or member of many boards of examiners (Paris, Sarajevo, Belgrade, Prishtina).

Research Experience:

Scientific researchs in France, Italy, Albania, Germany, Ex-Yu.

2000 – December: Speechs in University of Paris III-Sorbonne Nouvelle and University of Paris VIII-Vincennes Saint-Denis; Scientific researchs in France and Germany.

1998 – present : Bibliot

hèque Nationale de France – Paris.

1985- present : Bibliothèque Nationale de France –Paris.

1983- Biblioteca Marciana – Venezia (Fondazione Giorgio Cini).

1975 – One Month: in Albania (Albanian Academy of Sciences (Institute of Language and Literature).

1972/73 – One School year; Bibliothèque Nationale de France and Bibliothèque de la Sorbonne-Paris.

1962/63 – Specialisation in: Alliance Française – Paris – Modern French Studies (5 th degree).

Since 1973 many Speechs, participations with communications or presentations of scientific results in many Congress and in international scientific meetings as: Paris, Tirana, Zagreb, Ljubljana, Sarajevo, Helsinki, Plitvice, Belgrade, Sophia, Scutari, Ulqin, Tuz and so an.

P u b l i c a t i o n s:

  1. Kërkime filologjike (Philological Researchs), Prishtinë, Rilindja, 1981, 277p.
  2. Les propositions hypothétiques introduites par SI dans des textes littéraires en français contemporain, Prishtina, Fakulteti Filozofik-Filozofski fakultet, 1983, 226 p.

3.Paralele të ligjërimit poetik (Parallèles du langage poétique); Prishtinë, Rilindja, 1986, 232 p.

  1. Ulqini në gjurmëet e shekujve (Ulqin dans les traces des siècles), Ulqin, Art Club, 1991, 189 p.
  2. Hulumtime etnolinguistike (Ethnolinguistic Researchs), Prishtinë, Fakulteti i Filologjisë, 2000.
  3. Veprimtaria shkencore e Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut, Ulqin, Fondacioni LIKA Foundation, 2003, 126 p.
  4. Ndihmesa onomatologjike (nga hapësira iliro-shqiptare), UP –Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2006.
  5. Ulqini nga dritaret e kohës (R.Ushaku – J. Lika), Ulqin ,Fondacioni LIKA Foundation, 2006.

 

List of selected scientific studies:

  1. “Tregimi mbi Peshkatarin dhe xhindin variantë e episodit të Odiseut dhe Polifemit të Odisesë apo gojëdhënë origjinale shqiptare” ( Le conte Le pêcheur et le djinn variante de l’ épisode Ulysse et Polyphème de l’Odyssée ou tradition originale albanaise), in: Gjurmime albanologjike –Folklor dhe etnologji IV/1974, Prishtinë, IAP, 1974, pp. 42-53.
  2. “Idiomatski izrazi u savremenim srspskohrvatskim udžbenicima francuskog jezika” (Les locutions idiomatiques dans les manuels contemporains serbocroates de langue française), Prishtinë-Priština, in: BFF XII/1975, pp. 335-378.
  3. “Idiomatski izrazi…” (Supplément – Dictionnaire français-serbocroate), Prishtinë-Priština, in: BFF XIII/1976, pp. 487-527.
  4. “O nekim patronimima u ulcinjskom kraju i o njihovim tragovima u srednjovekovnim ispravama”, in; Onomastica jugoslavica 10, Zagreb, JAZU, 1982, pp. 251-257.
  5. “Kontrastivna analiza nekih hipotetičnih sistema sa SI u francuskom jeziku i njihovih ekvivalenata u albanskom jeziku” ( Analyse contrastive de certains systèmes hypothétiques français introduits par SI et leurs équivalents en albanais) in; Godišnjak SDPL Jugoslavije 7-8/1983, Sarajevo, 1984, pp. 819-826; “Mbi disa sisteme hipotetike me lidhëzën SI në gjuhën frënge dhe barasvlerësit e tyre në gjuhën shqipe”, in: Përparimi 6/1983, Prishtinë, 1983, pp. 831-838.
  6. “Shprehje dhe frazeologji lidhur me termin DET”, in: Kultura popullore 2/1982, Tiranë, 1982, pp. 123-133.
  7. “Shenjat gjuhësore KRYE dhe KOKË në disa fjalëformime të gjuhës shqipe”, in: Gjuha shqipe 1/1984, pp. 5-14; SNGJLKSH, 1984, pp. 113-123.
  8. Një kontribut në studimin e leksikut detar të shqipes” (Contribution à l’étude du lexique maritime albanais), in; Studime filologjike 3/1984, Tiranë, 1984, pp. 123-138; SLFGJSH, Tiranë, ASH e Shqipërisë, 1989, v. III, pp. 721-736.
  9. “Ndihmesë për vështrim krahasues të një gërshetimi leksiko-semantik dhe etimologjik të shqipes”(Contribution à une étude comparative d’une imbrication lexico-sémantique et étymologique en albanais), in: Fjala 3/1986, pp.8-9; Jehona 5/1986, pp. 41-55; Gjuha shqipe 2/1986, pp. 11-19; Çështje të studimeve albanologjike 1/1987, pp. 59-68.
  10. “Francusko-Jugoslovenski odnosi (Kosovo SAP)”, in: Enciklopedija Jugoslavije 4, Zagreb, JLZ “Miroslav Krleža”, 1986, p. 12.
  11. Mbi përdorimin e trajtave foljore në disa tipa të fjalisë kushtore në shqipen”, in: SNGJLKSH 12/1987, pp. 117-122.
  12. “Mbi një antroponim më të hershëm të shqipes së vitit 1188”(Un ancien anthroponyme albanais de 1188 – De l’ anthroponyme Floquart dans Florimont d’ Aimon de Varennes), in; Fjala 20, 15. 11 1987; Gjuha shqipe 3/1987, pp. 4-10.
  13. Ulqini dhe rrethina në dritën e toponimeve”, in: Studime filologjike 3/1987, Tiranë, 1987, pp. 83-98.
  14. “Rreth një termi të ri të shqipes në fushën e astronomisë”, in: Jehona 10/1987, Shkup, 1987, pp. 224-232; GJTSH në Jugosllavi, Prishtinë, IAP, 1988, pp. 212-217.
  15. “Ulqin et ses environs à la lumière de certains toponymes”, in: Studia albanica 2/1988, Tirana, 1988, pp. 99-117.
  16. “Etimologjia shqipe e antroponimit MATAQUAS nga romani FLORIMONT i v. 1188”, in: Fjala 2/1989, p. 7 & 10; Gjuha shqipe 3/1988, pp. 24-33.
  17. Kontrastivna analiza leksičko-semantičke strukture nekih francuskih i njima ekvivalentnih albanskih i srpskohrvatskih poslovica” ( Analyse contrastive des structures lexico-sémantiques de certains proverbes français et leurs équivalents albanais et serbocroate), in; Uporabno jezikoslovlje V Kongresa DUJ Jugoslavije, Ljubljana, 1989, pp. 634-641.
  18. “ Duke kërkuar prejardhjen e antroponimit FLORIMONT të v. 1188”, in: Fjala nr. 21., 01. 12 1989, pp. 1-2.
  19. “O podudarnosti leksičko-semantičke strukture nekih albanskih i stranih narodnih poslovica” (Coïncidences des structures lexico-sémantiques de certains proverbes albanais et étrangers), in: Zbornik XXXVI Kongresa SUFJ, Sokobanja-Beograd, 1989, pp. 223-227.
  20. “O specifičnosti i univerzalnosti u transpoziciji vica” ( De la spécificité et de l’ universalité dans la transposition des blagues), in: RAD XXXVII Kongresa SUFJ, Zagreb , 1990, pp. 402-407.
  21. “A re-examination of the Origin of the Hydronym BUENA (BUNA)”, in: Philology-Filologji 4/1997, Prishtina, Faculty of Philology, 1997, pp. 46-58.
  22. “Një vështrim filologjik-krahasues si ndihmesë për përcaktimin e prejardhjes së legjendës mbi KALANË E SHKODRËS –ROZAFATIN” ( Ein philologischer Bedeutungsvergleich als Hilfe für die Herkunftsbestimmung der Legende von KALAJA E SHKODRËS –ROZAFAT), in: Gustav Majer-Gustav Meyer, Prishtina, IAP, 1998, pp. 31-47; Sem. III Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, Shkodër, 2000, v. I, pp. 295-307.
  23. “A ka gjurmë mitologjike të shqipes në toponimin VAL¬DANOS afër Ulqinit” (Are there Mythological Traces in the Toponym VALDANOS near Ulqin), in: Filologji 5/1998, Prishtinë, Fak. i Filol., 1998, pp. 69-79.
  24. “Prejardhja e huaj (sllave) apo autoktone e prapashtesës –AK në emrin etnik ULQINAK” (L’origine étrangère (slave) ou autochtone du suffixe – AK dans le nom ethnique ULQINAK), in; Filologji 6/1998, Prishtinë, Fak. i Filol., pp.25-34.
  25. “Femrat në dramat e Rasinit” (Les personnages féminins dans le théâtre de J. Racine), in: Sfinga 3/1999, Prishtinë, 1999, pp. 47-70.
  26. “Mbi motivet onomastike të poemthit ‘Scodra’ të Ndre Mjedës”(“ On Onomastic Motives in the Poem ‘Scodra’ by Ndre Mjeda”, in Filologji 8/2000, Prishtinë, Fakulteti i Filologjisë, 2000, pp.55-65.
  27. “Mbi strukturën leksiko-semantike e fjalëformuese të shqipes në disa antroponime në romanin ‘Florimont’ të vitit 1188. in Konferenca shkencore Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot, Tiranë 20-21 nëntor 1992, Tiranë, ASHA e Shqipërisë, 2003, f. 408-415.
  28. “Shqipërimi si përmasë e interpretimit poetik” –Duke rishkruar vjershën “Vdekja e qenit” të V. Ygoit, in Jeta e Re nr. 6, nëntor-dhjetor 2002,Viti LIV, f. 973-982.
  29. “Autoktonia bregdetare e shqiptarëve në përmasat e vështrimit etnolinguistik të E. Çabejt”, in “Eqrem Çabej”, Prishtinë, Instituti albanologjik i Prishtinës, 2003, p. 99-110.
  30. “Moi-même et Personne (Outisse)”,in Philology 11, Prishtina, University of Prishtina-Faculty of Philology, Prishtina, 2003, p. 65-84.
  31. “Sur les traces de la continuité du BIND illyrien dans la mythologie et dans la langue albanaise”, in Philology 12, Prishtina, University of Prishtina-Faculty of Philology, Prishtina 2004, p. 33-64.
  32. “Për Bunën në vend të anëshkrimit”, Ulqin, in Dija, BKSH-MZ, Ulqin, 1/2003, p. 65-76.
  33. “Sprovë për shpjegimin e prejardhjes së emërvendit VALKALIA”, in Malësia 1/2005, p.87-93.
  34. “Mbi disa trajta të mënyrës dëshirore nga MESHARI i Buzukut- vështrim diakronik” (Ulqin, 27-28 maj 2005), in Dija 3, Ulqin, 2005,p. 211-224.

35.”Mbi etimologjinë dhe semantizmin e disa termave detare të shqipes në fjalorët e H.A. Riza Ulqinakut”, in Bashkësia Islame, Ulqin, 2005, p. 53-79.

  1. “Structures lexico-sémantiques et étymologiques du type d’expression BURRI I DHEUT”, in Philology 13, U of P-Faculty of Philology, Prishtina, 2005.

 

  1. “Hapësirë e gjurmëve të hershme të filologjisë shqiptare”- në: Në një cep të Ilirisë-Monografi e shqiptarëve në Mal të Zi, Art Club , 2007, f. 183-202.
  2. “Drejt etimologjisë së toponimit SHAS “ (në botim të Simpoziumit për Shasin mbajtur në Ulqin më 17 maj 2008)
  3. “Gjurmëve etimologjike të mbiemrit KAMBALESHI të shqipes” (kumtesë shkencore e përgatitur për një Simpozium në Tiranë (03 shtator 2008).

S e l e c t e d e s s a y s:

  1. “Ars longa vita brevis”, in: Flaka e vëllazërimit, 04.04 ,Shkup 1968, p. 4.
  2. “Miti i një poeti”, in: Fjala (Prishtinë) 7/1968; Migjeni-kritikë, Prishtinë, Rilindja, 1977, pp. 230-237.
  3. “Njeriu në dimensionin e katërt”, in: Fjala (Prishtinë) 11/1968, p. 12.
  4. “Njeriu në relacionin e perspektivës dhe të introspeksionit” in Fjala (Prishtinë), 12/1970, p. 9.
  5. “Një ndjenjë në koordinatat e kohës dhe të hapësirës” in Fjala (Prishtinë), mars, 1971, p. 6.
  6. “Saxa loquuntur”, in: Fjala (Prishtinë),VI/ 1971, p.6.
  7. “Një blic nga gjithësia”, in: Plejada (Prishtinë), 6/1971, pp. 133-135.
  8. “Semantika e fjalës në dimensionin e koncepteve jashtëgjuhë¬sore” in Fjala (Prishtinë), 01.09.1984, p. 5.
  9. “Roman i shek. XII me syzhe shqiptar-ballkanik”, in; Rilindja, (Prishtinë), 03.11 1984, pp.12-13.
  10. “Semantika jednog natpisa”, in: Stremljenja (Priština), 1/1985, pp. 176-179.
  11. “A ka ekzistuar KALI I TROJËS?”, in: Rilindja (Prishtinë), 02. 11 1985, p. 4.
  12. “Gjuha kozmike e një gravure të dërguar në Gjithësi” in Rilindja (Prishtinë), 14.11.1987, p. 12.
  13. “FJALËT E QIRIRIT si interpretim gjuhësor i frymëzimit dhe vizionit poetik”, in: Fjala (Prishtinë), 24/1990, p. 16.
  14. “Një vdekje që rron apo metempsikoza e një vargu”, in: Gazetë shqiptare, 25,11. 1997, p. 22; Rilindja (Prishtinë), 05. 01. 2000, p. 15.
  15. “Misteret e Malit të Sumës”, në: Buzuku nr. 3/2001, Ulqin, p. 4-5.
  16. “Loja ‘magjepse’ e simfonisë së ngrirë” Lidhur me Simfoninë në blu të Nebih Muriqit, in: Rilindja (Prishtinë) 14 prill 2001, f. 21.
  17. “Atdheu një kod në përmasat e kohës dhe hapësirës”, në: Rilindja (Prishtinë), 05 maj, 2001, f. 21.
  18. “Fuqia magjike e artit në paradigmat e shekujve e meridianëve”, in: Rilindja (Prishtinë), 19 maj 2001, f. 21.
  19. “Magjia e një kategorie gjuhësore të shqipes” in: Koha ditore (Prishtinë), 15 06 2002; Pena shqiptare, 01. Oct. 2004, p. 3.
  20. “Paradoksi i gabimit të përsëritur”, në: Koha ditore (Prishtinë), 07. 09 2002.
  21. “Konceptualizmi pamor si përmasë dramatizimi”, in: Buzuku nr. 12, 29. 08 2003, p. 15; Visual Conceptualization with Dramatic Effects, in GOGA, The Kosova Art Gallery, nov. 2003.

 

Ka shkruar disa kritika arti që janë në botim e sipër për Akademik Jetullah Haliti, Miradie Ramiqi, Vahide Hasanaga-Nimanbegu, për ekspozia kolektive të piktorëve ulqinakë etj.

Përgatiti: Prof. as. dr. Begzad Baliu