Nimanbegu: Qeveria e Malit të Zi merr përkrahjen e Forcës

January 9, 2016   | Politika

Aneks sporazuma Forca-DPS-2FORCA dhe Partia Boshnjake do të përkrahin qeverinë

Forca e re Demokratike dhe Partia Boshnjake do ta përkrahin Qeverinë, kur në Parlament të jetë në rend dite votëbesimi i saj. Forca e re demokratike, sipas fjalëve të deputetit të saj, Genci Nimanbegu, në Kuvend do të votojnë për besimin Qeverisë.

Konsideroj se grupi i punës duhet ta vazhdojë punën e vet, pa marrë parasysh qëndrimet e personave ose subjekteve politike të veçuara se ky është performans   i kryetarit të parlamentit, Ranko Krivokapiq, ka thënë Nimanbegu.

Shefi i klubit të deputetëve i Partisë Boshnjake, Almer Kallaç ka thënë se kjo parti nuk do ta përkrahte Qeverinë nëse nuk do të ishte pjesëtar i saj. Duke pasur parasysh këtë, është e logjikshme që ta përkrahim punën e Qeverisë, ka thënë Kallaç, për gazetën DAN, duke rekomanduar se nuk janë të pranueshme përpjekjet që Qeveria të shkarkohet pa zgjedhje.

RTCG