Fatmir Gjeka mohon akuzat për blerje votash

January 11, 2016   | Politika

Fatmir-Gjeka-UlqinKryetari i komunës së Ulqinit dhe lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka mohuar thëniet që para gjashtë viteve, kur ishte në funksionin e sekretarit për buxhet dhe financa, Komuna ka paguar fatura me qëllim blerjen e votave. Vjetërsuan

“Faturat pas tre viteve janë vjetërsuar dhe nuk ka nevojë të ruhen. Këtu nuk kam asnjë lloj përgjegjësie. Si sekretar atëherë, unë nuk jam marrë me këto punë”, u shpreh Gjeka për “Dan” duke thënë se dyshon në besueshmërinë e dokumentacionit.

Sipas fjalëve të tija, bëhet fjalë për amputime të dobësirave politike nga Ulqini të cilët me dokumente të shpikura, duke u shërbyer me marifete, tentojnë t’i shkaktojnë dëm personal dhe politik.

Ul.info