Mali i Zi dhe Shqipëria me rrugë të re, prek edhe Deçanin

January 11, 2016   | Shoqëria / Društvo

Vermosh-decan_grabomMali i Zi dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim të mirë në infrastrukturën rrugore.

Nga Ali Salaj

Deri në fund të këtij viti pritet që të përfundojë segmenti rrugor që lidh zonat ku jetojnë shqiptarët: Podgoricë, Malësi, Vermosh, Plavë e Guci, e deri në Deçan. Në këtë kuadër janë bërë përgatitjet e duhura teknike edhe për korridorin e njohur Adriatiko-Jonian, i cili do të lidhë bregdetin e Malit të Zi me atë të Shqipërisë.

Ky bashkëpunim po thellohet edhe si pasojë e hapjes së dy kapitujve të negociatave për anëtarësim të Malit të Zi me BE-në, të cilat i kushtohen politikës së komunikacionit në rajon.

VAO