Reagon Nika: Paratë për botim të librit ende nuk i kam marrë

January 11, 2016   | Opinione

lexo te vertetenReagon Muhamet Nika

PARATË PËR BOTIM TË LIBRIT ENDE NUK I KAM MARRË,   POR PRES DHE JANË TË RREGULLTA…?!

Them të vërtetën , dihet se nuk kam kohë për tu marrë me punë portalesh informative – me prefiks të “ huazuar -Lajme .., nga Ulqini” si puna   e këtij që shpërndau portali- lajme. me, ku zbulohet , sipas tyre, që unë,(arabi )- Muhame(d) Nika(për Muhamet- shqip)?! Paskam marr nga kryetari i Komunës Fatmir Gjeka 1800 euro për botim të librit investigativ-hetues , në mënyrë të pa rregullt , si punonjës i komunës. Në kohën kur punëtorët e saj vuajnë problemin e rrogave të pa marra.. , duke gjetur kështu një formë për të përfituar materialisht?!!

Me këtë rast, për të mos dalë i njëanshëm, njoftoj portalin se kam të përgatitur për botim edhe një libër të dytë të këtij zhanri, me titull “ Mëkate të harruara ..” e që pres ta sponsorizojë Cungu, të cilit do t’i drejtohem , këtyre ditëve me kërkesë…?!

Shikuar objektivisht , detyrohem të them se shuma e parave , nuk merret nga mjetet për rroga dhe që edhe vetë e vuaj problemin e tyre, mbase për dallim prej funksionarëve të Forcës që anë të privilegjuar dhe me siguri e kanë marrë edhe rrogën e janarit të 2016…?!

Mjetet për libër, ende janë të pa marra , por janë të rregullta , sepse janë të parapara me vendim kuvendi nga programin i luftës për anti korrupsion , në propozim të kryetarit Gjeka.   Statusin e parave të pa rregullta, po të dëshmohej, do ta gëzonte , për shembull , shuma e shpenzuar prej 10 mijë eurove e mobilimit të zyrës së portalit lajme me, nga mjetet e komunës e pa dijen e kryetarit të komunës…?!!

Sipas meje ky libër , në natën e territ informativ , vlen më shumë se 1800 euro, sepse është fjalë e së vërtetës.

Por çfarë gjame e tmerri.., kur më janë qepur si gjemba , tellalxinjtë e qytetit, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë se ekziston edhe pala tjetër e qytetarëve, të cilët Ulqinin nuk e duan të korruptuar, të vjedhur e plaçkitur veç për vete, por me shanse të njëjta për gjithë të tjerët.

Andaj- Librin e kam shkruar për vete, dhe për të tillët duke qenë i bindur , që me këto 1800 e., fillon beteja e për balljes dhe përplasjes së madhe mediatike, të atyre që vërtetë e duan Ulqinin , me një pushtet funksional e modern që duhet të jetë i dezinfektuar nga “ smeqet” informative të portaleve që   helmojnë .

Nuk e di por zemra ma thotë, se shikimet on-line, janë shtuar dukshëm, kurse ata të cilët marrin guximin e më japin një like- , i falënderoj tej mase. E kështu , po them pra , se këto shokë që kam me vedi- duken pak por janë sa deti?!!

Libri : KU ËSHTË LIRIA- NO LIMITS, ON LINE…, pas botimit , nga 100 ekzemplarët, 99 prej tyre , do tu shpërndahen këshilltarëve si argument kontrolli, e një prej tyre, do ta dorëzoj zyrtarisht në prokurori…?!!

Ftoj këta të portalit , që nëse dinë diç për mua e krimet e mija – ta bëjnë , sa më parë- kallëzimin në prokurori, nëse nuk e kanë bërë…?!Unë po them se nuk i fsheh qëllimet e mija, dhe që nuk falë…?!!

Publikisht , falënderoj   veb-faqen lajme nga Ulqini , i cili mu gjet pranë në këtë punë aspak të lehtë dhe një lloj si unë vuajti, shantazhet dhe presionet e kërcënimet , për shkak të publikimit të këtilla, ku e pamë se e pësoi edhe me “ hakerim..” të faqes?!

Ndërsa për gjithë këtë i kërkoi ndjesë me bindjen se pas bombardimit mediatik 3 vjeçar që bëri me faqen e vet- duke mos e bërë bishtin kobure, ndikoi në formimin e një brezi të ri…, për një Ulqin të ri , të fejzbukut…?!

Po të ndodhë mrekullia , dhe pushteti të përmbyset , kostoja përmbysjes do të ishte më e ulta..?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„