Bilansi finansiar i Qendres ditore për fëmijë “Sirena” në Ulqin

January 12, 2016   | Lajmet / Vijesti

Dnevni Centar -Sirena- Qendra Ditore-Sirena-Ulqin-UlcinjInformatë e punës së Qendres ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” Ulqin në gjashtëmujorshin e dytë për vitin 2015.

Plani vjetor I punës për vitin 2015 u realizua në tërësi,Janë realizuar disa projekte dhe aktivitete të cilat dukshëm kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe punës profesionale në këtë qender.

Me ndihmën e donatorëve janë adaptuar tri zyra për punën e administratës në qender.

Në këtë periudhë kohore,drejtori I qendres ditore “Sirena” me 07.12.2015,në Ministrinë e Finansave të Malit të Zi ka nënshkruar kontraten nr.01-16451 në vlerë prej 14985.67€.Këto mjete janë të parapara për sigurimin e dhomës senzorike.

Së shpejti qendra ditore “Sirena” do të pajiset edhe me këtë mjet bashkëkohor I cili do t’u shërbejë fëmijëve dhe të rinjëve me pengesa dhe vështirësi në zhvillim.

Ambasada e Polonisë në Mal të Zi realizon projektin në vlerë prej 7031.00€ duke pajisur sallën e fizioterapisë me rekvizita bashkëkohore.Tani qendra jonë disponon mjete të fizioterapisë shumë efikase për trajtimin e fëmijëve dhe për arritjen e një rezultati të kënaqshëm.Nga ky donacion fituam mjete që na mundësojnë ushtrimet kinezioterapike apo e quajtur ndryshe lamia e kinezioterapisë që është një segment shumë I rëndësishëm në rehabilitimin dhe trajtimin fizioterapik.

Si cdo herë përkujdesja e donatorëve nuk mungoj as në këtë gjashtëmujorsh.

Donatorët vendas dhe ata në diasporë janë duke u përkujdesur në përmirësimin e kushteve në qendren ditore “Sirena” në Ulqin.

Kolektivi I Qendres ditore “Sirena” përzemërsisht falenderon të gjithë donatorët për përkujdesjen që janë duke treguar në përmirësimin e kushteve në këtë qender.

 

Me rrespekt,

 

Drejtori

  Bilal Alaj

___________