Nika: Ku rafte tehnika, ku rafte politika Ulqinit dhe e Urës…?!!

January 14, 2016   | Opinione

Muhamet NikaKujtoj se si duke vuajtur dënimin , si i përndjekur politikë në burgun e Spuzhës, merret vesh që aty kishim edhe të dënuar nga komuniteti i gabelëve, me të cilët ndanim të mirën dhe të keqën. Kurse për të ma nxirë jetën , sa më tepër… , edhe mua të politikës- politika e atëhershme më futi në dhomë bashkë me ta…?!

Ndërsa aty mësova që gabelët- kur shaheshin , nuk përmendnin babë dhe nënë, sepse nuk e kishin këtë sharje – mbase në shenj bontoni? Por në vend të kësaj përdornin sharjen e dy gjërave tjera , më të urryera për ta, duke u shprehur me thënien e sipërme , për teknikën dhe politikën.

Këtë ma udhëzuan edhe mua që t’i urrej si gjërat më të poshtra, nga se ata vet nuk i kuptonin….?!

Dhe vetë arsyetova , që sa për të parën- politikën , kishin plotësisht të drejtë duke gjykuar nga ndodhia dhe përjetimi personal, por më meti enigmë deri sot- kur dëgjova deklaratën e nënkryetar Becit, që tha se tërhiqen nga politika(koalicioni) , ndërsa do të përkrahin qeverinë teknike si politikë.

Prandaj edhe mua sot po më ndodhë – SI GABELVE, që nuk po arri të kuptoj këtë teknikë të Becit në qeveri . E për punët tjera që bëri në qeveri dihet. Enigma aq më tepër ,vjen e më shtohet- kur merret vesh që funksionarët e kësaj partie , janë ” teknikisht me paratë e politikës..” ,diku në Vjenë duke shoqëruar drejtoreshën e pushtetit lokal Zana Sarvan..?!

Atëherë nëse në politikë dhe teknikë- e cila nuk qenka punë gabelsh,   – bëka edhe kështu, po themi . TE URA , TE URA –VRAPONI O BURRA…?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„