Nika: Ma ke borxh një rrenë në gjykatë

January 14, 2016   | Opinione

Muhamet-Nika-UlqinShkruan Muhamet nika

VOTIMI I VENDIMIT PËR FINANCIM TË PËRKOHSHËM- TË HËNËN DO TË NDODH( VOTOHET EDHE NGA FORCA), POR KJO NUK ZHBLLOKON SITUATËN SIÇ MENDOJNË DISA?!

Sipas gjitha parashikimeve dhe ujdive – të hënën po duket se do të votohet vendimi për financim të përkohshëm , por kjo nuk nënkupton mundësinë e vjeljes së kredisë për të punësuarit- 6 rrogat….?!

Ndarja e rrogave nga kredia, sipas neve – mund të vijë në shprehje , vetëm pas miratimit të buxhetit për vitin 2016- diku nga fundi i marsit? Kuptohet ,me kusht që ERSTE-Banka , nuk çon dorë nga dhënia kredisë, pasi ka skaduar afati i paraparë i dhënies së saj ..?!!

Andaj nga partitë po duket që ende taktizohet në frymën e votëbesimit të qeverisë qendrore, të cilës i duhen shqiptarët e bashkuar. Po edhe të enigmës së kërcënimit paralajmërues  të prokurorit Kantiq   rreth hetimeve që priten në komunë të Ulqinit- mendoj, në kampin e Forcës- ku çereku i këshillit qendror është nën hetime e ndjekje penale…?!

Por diçka e madhe , mbase edhe mund të mos ndodhë , në raport me hetimet e paralajmëruara, sepse në lokalet pranë gjykatës e prokurorisë , këtyre ditëve më zuri veshi një thënie interesante,  që ishte : Ma ke borxh një rrenë në gjykatë- duguješ mi jednu laž?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„