Prokuroria ka formuar disa lëndë për “rastin Shas”; Cungu pergjigjet

January 16, 2016   | Shoqëria / Društvo

Gzim-Hajdinaga-Nazif-CunguProkuroria speciale shtetërore ka formuar lëndën lidhur me ridedikimin e tokës komunale në Shas gjatë mandateve të kryetarëve të komunës Gëzim Hajdinaga dhe Nazif Cungu.

Kjo gazetë pohon se ato dy nuk janë marrë akoma në pyetje rreth kësaj lënde, ndërsa inspektorët për krim ekonomik po kontrollojnë tërë dokumentacionin.

“Po hetohet se a e keqpërdori Cungu pozitën deri sa ishte njeriu i parë i Ulqinit dhe solli planet urbanistike për Shas ku ka në pronësi tokën dhe a përfitoi në atë mënyrë dobi milionëshe për vete dhe dëmtoi arkën e qytetit”, shkruan “Dan” dhe shton se Hajdinaga solli vendimin për përpilimin e Studimit të lokacionit për qendrën eko-turistike në këtë hapësirë.

 

Cungu për “rastin Shas”: Sa më përket mua, çdo gjë është e pastër

Ish kryetari i komunës së Ulqinit dhe lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu në deklaratë për “Dan” nuk deshi të komentoi faktin që në Prokurorinë speciale është formuar lënda për “rastin Shas”.

“Nuk kam koment. Sa i përket meje, çdo gjë është e pastër si loti dhe nuk ka asgjë kontestuese”, tha ai për atë gazetë.

Hetimi për “rastin Shas” filloi në fillim të vitit 2014. Prej atëherë, me kërkesë të prokurorisë, nga Komuna e Ulqinit disa herë është kërkuar dokumentacioni shtesë i cili ka të bëjë me procesin e miratimit dhe sjelljes së vendimeve dhe planeve urbanistike në këtë zonë.

Ul.info