Xhavid Shaboviq mirpret propozimin e Dritan Abazoviqit

January 16, 2016   | Ngjarjet - Events

Sabavic-AbazovicShefi i klubit të deputetëve të Partisë Social Demokratike, Xhavid Shaboviq e ka pritur duar hapur propozimin e nënkryetarit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, që kjo parti të jetë pjesë e Bllokut qytetar për ndryshime, nëse vendos të dalë nga Qeveria. Shaboviq ka thënë për portalin CDM se Partia Social Demokratike nuk ka pasur kohë ta shqyrtojë këtë propozim, por ai, siç thotë, pa menduar shumë do të bashkëpunonte me Lëvizjen Qytetare URA.

Nëse Partia Socialdemokratike do të bashkohej me ndokënd, atëherë ai pikërisht do të duhej të ishte Lëvizja Qytetare URA. Ata politikisht i kemi më afër dhe mendojnë ngjashëm sikur edhe ne, ka thënë Shaboviq. Sipas fjalëve të tij është normale që për bashkëpunim të ardhshëm të krijohet një bërthamë e mirëfilltë demokratike për Malin e Zi, e cila më vonë do të zgjerohej dhe të fitonte shumicën e nevojshme.

TVCG