Nika: E sikur të ishte fjala – vetëm për një ashensor…?

January 17, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Ashensori-ne-KalaNga Muhamet Nika

Pasi po duket  që u arrit kompromisi – se ku do të ndërtohet Akva- Parku në Shtoj…., tash po thuhet që shqiptarët me gjithëatë, mund të rrezikojnë humbjen e pushtetit në Ulqin për punë pazari..mbi një ashensor – lexuam në portalin lajme nga Ulqini..?!!

Ndërsa- sipas ëndrrës sonë, po të ishte fjala –vetëm për këtë pazar, do të ishte vërtetë, shumë keq. Mirë po shtojmë se mbrëmë , pamë në ëndërr që nuk ishte fjala vetëm për një, por për dy?! Dhe ky i dyti më kishte mbirë , në ëndërr…, krejt në breg të liqenit ( mu duk si ai iShasit)?! Pa i thënë fare kush- (në plan… ), s’po e themi cilit plan.. ?!!

Bile nuk di nëse këtë e di dikush tjetër përveç –PREDLAGAČ- IT DHE OBRAĐIVAČIT.

Gjithashtu mu duk se – sipas projektit   në ëndërr – dilte diku në një pronë private të një kompleksi turistik , që pritej të ndërtohej, duke kaluar kështu, nëpër pronë të komunës dhe duke ia rritur koeficientin e parcelës private(vlerën..) në treg, në llogari të pronës së komunës..?!!

Andaj pas ëndrrës, kam filluar të dyshoj se nuk e tha krejt  kot në vajin e tij popullor- ai malësori këngën …, se : prej në   breg të detit / e deri në   breg të liqenit / se kishte shoqin ma qen-qenit?! Po kush , po më pyesni ju : ashensori- liftat pra.. edhe Ju , nuk po mleni me shku as në pushim….?!!

Më falni , që ende nuk e mbarova- po a thua se edhe akva parku (si investim…, diku në Shtoj), mund të rrisë koeficientin e ndonjë toke për shitje nesër në tregun e huaj…?!!

Eh sikur ta dinte, gjithë këtë –Arian Murati, këshilltari i Forcës, kur pyet Gjekën në konferencën e tij për shtyp, se : “Për interes të kujt Gjeka pranoi të nisë procedurën e ndërtimit të ashensorit në Kala i cili del në pronë private?”

Por ase si mos keni frikë që unë për këtë punë mund edhe të mos flejë…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„