Në Ulqin themelohet shoqata e ish -punëtorëve të Kosovës në Mal të Zi

January 20, 2016   | Kulturë / Kultura

ulqini-1Në Ulqin u themelua Shoqata e Ish- Punëtorëve të Kosovës në Mal të Zi , qëllimi i së cilës është njohja e viteve të punës në ish- ndërmarrjet e Kosovës deri në vitin 1999 për trealizuar pensionet që u takojnë,- thuhet në komunikatën për opinion të Shërbimit për informim të kësaj shoqate të parë të kësaj natyre në Malin e Zi.

“Tash një dekadë e gjysmë kemi vepruar si një grup i listës së ish- punëtorët kosovarë në Mal të Zi edhe me pozitën tonë të pavolitshme ekonomike, shëndetësore dhe juridike kemi informuar të gjitha institucionet shtetërore të Malit të Zi dhe të Kosovës,por Bashkimin evropian nëpërmjet deputetëve tan”;- thekson sekretari i Shoqatës,profesori Mehmet Aloja.Ai thotë se ka punuar afro dy dekada në Gjimnaz të Lipjanit.Po ashtu edhe kolegët tanë nga Ulqini,Ana e Malit,Kraja dhe Malesia kanë punuar në Prishtinë e qytete tjera,por nuk kanë arritur t i marrin ato pensiomne.

“Tri vjet më parë Prishtina dhe Podgorica,përkatësisht dy ministritë e punës,kanë nënshkruar Marrëveshje për njohjen e stazhit,por ky dokument vlen vetëm për ato pak vite që kemi punuar në Malin e Zi”, thekson Prof. Abedin Avdiu.

Ai shton se me hallet tona në nëntor të vitit të kaluar kemi informuar Komisionin parlamentar të Kosovës me në krye zonjën Dr. Flora Brovinën edhe kemi lexuar në media se kërkesat tona ia ka transmetuar ministrit të punës,z. Arban Abrashit.

Oratorët e Kuvendit themelues të Shoqatës dërguan falenderimet më të thella dhe të sinqerta ministrit Abrashi mbi angazhimin e rritjes së pensioneve kontributdhënës. Ata janë të bindur se ky ministër do të zgjidh pozitivisht edhe pensionet e ish-punëtorëve në Malin e Zi.

“Një delegacion i Shoqatës brenda një afati të shkurtër do të kërkojë takim me ministrin Arban Abrashi në Prishtinë, për ta informuar në hollësira me numrin edhe gjendjen dhe kërkesat e ish të punësuarve nga Mali i Zi në ndërmarrjet e Kosovës deri në vitin 1999”, – thekson Prof. Abedin Avdiu.

Njëkohësisht, Shoqata do të kërkojë takim me ministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, znj. Zorica Kovaçeviq për të kërkuar rishikimin e Marrëveshjes respektive me Prishtinën që në dhjetor të vitit 2014.

Zëdhënësi i Shoqatës së Ish- të punëtorëve të Kosovës në Malin e Zi, Esat Mehmeti

 

Falenderime të thella dhe të sinqerta ministrit Abrashi mbi angazhimin e rritjes së pensioneve kontributdhënës.Janë të bindur se ky ministër do të zgjidh pozitivisht edhe pensionet e ish-punëtorëve nga Kosova në Malin e Zi.