Punëtorët e pastrimit në Ulqin 6 muaj pa u paguar

January 20, 2016   | Ngjarjet - Events

Mbeturinat ne UlqinPuntorët e NP “Veprimtaritë Komunale”, gjegjësisht shoferët, kanë tre ditë që janë në grevë për shkak të pagave të pa paguara nga muaji gusht. Si rezultat i kësaj, rrugët e qytetit janë të mbushura me mbeturina. Kjo nuk është hera e parë që këta puntorë janë në grevë për shkak të mos marrjes së pagave mujore. Drejtori i kisaj ndermarrje Sait Katana për televizionin Teuta se deri te kjo gjendje ka ardhur si rezultat i të ardhurave të cilat i detyrohet Komuna e Ulqinit kësaj ndërmarrjeje, ku për vitin 2015 nga 437.007.50 euro që ju detyrohet komuna ato kanë shlyer vetëm  76 . 500.00 euro

Mbeturinat ne Ulqin-1

Përveç pagave puntorëve u detyrohen edhe 100.000 euro në formë të kontributeve.

Drejtori Katana nuk ka mundur të japë nje datë të caktuar se kur do të mund të shlyejë pagat e puntorëve, qoftë ajo edhe një të vetme, kurse greva do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Lajm.me