Zyrtarë të Aleancës Kosovare të Biznesit takohen me udhëheqës të Komunës së Ulqinit!
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunetorët e tij pritën në takim pune Kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit z. Agim Shahini i cili shoqërohej nga Kryetari i BKA–së z.Kabil Kurti.
Ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe eleminimin e barierave me të cilat ballafaqohen ata. Aleanca Kosovare e Biznesit si aleanca më e madhe në Kosovë e themeluar në vitin 2002 ka në vehte 28 shoqata të biznesit me mbi 9500 anëtarë.
Aleanca u tha se angazhohet për eleminimin e barrierave dhe krijimin e një tregu të fuqishëm dhe prioritet i jep thithjes së investimeve në fusha të ndryshme ku Kosova dhe Ulqini kanë potenciale të jashtëzakonshme.
- Shahini tha se përfaqësuesit e Aleancës do të jenë të pranishën në Austri ku do të organizojnë takimin me diasporën shqiptare për të prezantuar potencialet për investim në Kosovë. Ai ftoi Kryetarin Gjeka që edhe Ulqini ta bëjë të njëjtën gjë.
Vëmendje iu kushtua dhe panairit të prodhimeve i cili tash disa vite organizohet nga Aleanca Kosovare e Biznesit në qytetin tonë. Krahas kësaj u trajtuan dhe njësërë çështjeshme interes të përbashkët.
Takime të këtij lloji që janë në interes, andaj u tha se ata duhet intensifikuar edhe në të ardhmen.
Komuna Ulqinit