Si u shpetua nga deputetët shqiptarë qeveria e Malit të Zi – Video
Parlamenti i Malit të Zi e ka vazhduar dje debatin për votëbesimin e qeverisë. Për propozimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq deputetët do të duhej të votojnë sot. Të përkujtojmë se diskutimin e djeshëm në Parlament e ka shënuar debati ndërmjet liderit të PDS Gjukanoviq me kryetarin e PSD Ranko Krivokapiq, kurse në shënjestër ishte korrupsioni politik dhe udhëheqja e politikës në vitet e 90-ta. Përfaqësuesi i partive shqiptare në parlament Genc Nimanbegu ka theksuar se FORCA, edhe pse e përkrah PDS, nuk e liron këtë parti nga vendimet dhe privatizimet e dobëta. Iniciativa për votëbesimin qeverisë është e bazuar në ligj dhe e drejtë politike. Votëbesimi vjen pas ftesës për në NATO. Nuk ka pasur ngecje në të drejtat, ka theksuar Nimanbegu duke kumtuar se Këshilli qendror njëzëri ka vendosur që të përkrah qeverinë e kryeministrit Gjukanoviq. Kurse, para disa ditëve kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se deputetit në Parlamentin shtetëror të zgjedhur nga lista e koalicionit që ai e udhëhoqi, Nik Gjeloshajt, iu rekomandua që të votojë pro besimit të Qeverisë së Malit të Zi. Por, sipas burimeve të portalit Malësia.ME nga kryesia e Alternativës Shqiptare, mësohet se deputeti Nik Gjeloshaj do të votojë kundër qeverisë në Parlamentin e Mali të Zi. Ai sot nuk ishte në parlament, kur kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq e ftoi ta marrë fjalën.
Gjukanoviq ka theksuar se nuk do ta kuptojë si tradhti faktin se PDS nuk do të përkrahi qeverinë aktuale të Malit të Zi. Ai ka theksuar se edhe pavarësia, stabiliteti dhe integrimet në UE dhe në NATO nuk do të sillen në pyetje, pa marrë para sysh rezultatin e votimit. Kryetari i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq ka vlerësuar se prioritet i shtetit janë integrimet në NATO dhe ratifikimi i marrëveshjeve me vendet anëtare.
Edhe pse dy udhëheqës kyç të shtetit theksojnë se procesi i integrimeve në NATO ka përfunduar, Pajoviq konsideron se nuk është ashtu, sepse procesi i ratifikimit është proces shumë i rëndësishëm. Lideri i DEMOS-it Miodrag Lekiq ka propozuar që çdo deputet të deklarohet se si do të votojë. Deputetja e Malit të Zi Pozitiv Azra Jasaviq ka theksuar se plani të cilin kjo parti e ka ofruar si zgjidhje për dalje nga kriza politike ofron që të mos ketë ndarje në “ne” dhe “ju” se të gjithë qytetarët duhet të jenë “tonët” dhe se që në Mal të Zi të mos jenë “dy Mal të Zi”. Ajo ka theksuar se Mali i Zi Pozitiv do të sjell vendim të drejtë dhe se do të votojnë sipas ndërgjegjes.
Deputetja e PSP Daniella Markoviq ka theksuar se në skenë gjatë tri ditëve të kaluara ka qenë polemika ndërmjet PDS dhe PSD duke shtuar se PSP nuk do të jetë avokat i asnjërës parti. Deputetja e PSP Daniella Markoviq ka theksuar se në skenë gjatë tri ditëve të kaluara ka qenë polemika ndërmjet PDS dhe PSD duke shtuar se PSP nuk do të jetë avokat i asnjërës parti. Që Qeveria të fitojë përkrahjen, duhet që në parlament ta përkrahin 41 deputet.
RTCG





