Ndërroi jetë Jusuf Cufo Karamanaga ( Koki )
Më një dhimbje të madhe dhe më një pietet të posaçëm po informoi opininionin dhe miqët e mij anë e mbarë botës se sot, në moshën 51 vjeçare ndroi jetë Jusufi – Cufi “Koki” Karamanaga.
Cufi – Koki, kështu e quanin të gjithë, ka qenë një njëri modest dhe i but siç thotë populli ynë. Më duket se kurrë nuk e ka ngritur zërin. Gjithmonë ka qenë i qeshur dhe gjithmonë ka pasur fjalën e ëmbël dhe të mirë për ne, të cilët kemi pirë kafen e parë të mengjesit në lokalin e tij në Ranë.
Cufi ka pasur edhe për mysafirë të cilët i ka shërbyer në lokalin e tij gjithmonë një buzëqeshje, e cila ka pasur burimin në zemrën e madhe e tij. Cufi ka qenë dhe ka me mbetë një ëmblemë i Ranës tonë të bukur. Jeta vazhdon pasi që ky është një proçes i cili nuk ndalet, mirëpo, më duket se Cufi ka me i mungu shumë Ranës dhe të gjithë atyre të cilët kanë pasur privilegjë ta njohin dhe të shoqërohen me te.
Inshalla spirti i tij është në Xhehnet. Past rahmet.
In Memoriam: Jusuf-Cufo Karamanaga Koki
Ulqini është sot më i varfër për një njeri të madh. Befasisht, në moshën 51 vjeçare, ndërroi jetë Jusuf-Cufo Karamanaga, i njohur si Koki, raporton portali Ul.info.
Gjithmonë i gatshëm të ndihmojë, shpirtmirë, ishte reprezent i mirë i këtij Qyteti. Kjo më së miri është vërejt në Adë, ku për vite të tëra punoi dhe ku turistët kënaqeshin në biseda me te.
Koki kishte fytyrë të mrekullueshme, të buzëqeshur, përkushtimin dhe guximin. Ishte njeri me qëndrim, i cili asnjëherë nuk është përkulur para çfarëdo lloj fuqie apo pushteti. I qetë, pionier i demokracisë.
Do të na mungojë Koki jonë, më së shumti familjes së vet të mrekullueshme, por edhe të gjithë neve që kishim privilegjin të shoqërohemi me te.
Lusim Zotin e plotfuqishëm që njeriut të ndershëm, Jusuf Karamanagës, t’i dhurojë mirësitë që i përgatiti për robërit e tij të mirë.





