Bllokohen kanalet kulluese në Braticë, priten përmbytje në Ulqin + Foto + Video
Po afrohet sezoni i reshjeve të dendura të shiut, duke risjellë në qendër të vëmendjes problematikën e madhe të përmbytjeve në komunen e Ulqinit.
Situata parashikohet të jetë shumë shqetësuese në shumë lagje te Ulqinit . Tv Teuta ka apeluar pikërisht në periudhën më delikate duke synuar të ndërgjegjësojë të gjithë institucionet ne ketë komunë. Për të çliruar kanalet e mëdha kulluese nga ndërhyrjet e paligjshme lypset ndërhyrja e inspektariateve të ndërtimit në qeverisjen vendore dhe në jo pak raste edhe inspektariati ndërtimor. Por veç shkresave që palët përcjellin tek njëri-tjetri si për të larguar përgjegjësitë, asgjë më shumë nuk ka ndodhur.
Më poshtë po shfaqim artikullin komplet nga portali i Tv Teutes Ulqin+ Video
Disa pjesë të Ulqinit, në këto dhjetë vitet e fundit, përmbytën gati çdo vit. Shkaku kryesor, siç thonë vetë të dëmtuarit, por edhe organet kompetente lokale, janë rrjeti i amortizuar i kanalizimit dhe ndikimet e papërgjegjëshme të qytetarëve në ngushtimin, e shpesh, edhe në mbylljen komplet të kanaleve. Pasojat, siç tashmë i kemi parë të gjithë, janë tragjike. Rrugë, oborre, lokale, e në shumë raste edhe shtëpi të përmbytura, ku dëmet arrijnë shifra kolosale për familjet e goditura.
Pas mbylljes së këtyre kanaleve do të mjaftojnë vetëm reshje të moderuara shiu, që të shkaktojnë përmbytje të zonave të ulta që ndodhen aty afër. Dhe kjo nuk është e gjitha, mbyllja e kanalit do të ndikojë edhe në rritjen e rrezikut për përmbytjen e zonave tjera, si atyre përreth, ashtur edhe atyre që ndodhen në qendër të qytetit.
Një nga personat tradicionalisht më të goditur nga këto përmbytje është edhe banori i kësaj zone Fadil Doda, i cili për televizionin Teuta tregon problemet me të cilat ballafaqohet kjo zonë. Ai tregon se në këtë vend bashkohen disa kanale që për shkak të mbylljes së pjesshme, e në disa vende edhe totale, sjellin vërshimin e ujit në rrugë, dhe si pasojë përmbytjen e shtëpive.
Megjithë përmbytjet e vazhdueshme dhe luftën disavjeçare me ujin, banorët kanë edhe probleme tjera. Përkrahja e organeve kompetente lokale është pothuajse inekzistente. Përveç tolerancës ndaj ndërtimeve leje e pa leje që shkaktojnë mbylljen e kanaleve, ato nuk paguajnë as dëmshpërblimin për dëmet kolosale që përmbytjet u kanë shkaktuar këtyre familjeve.
Nga Komuna për televizionin tonë nuk kanë dashur të komentojnë arsyet e një situate të tillë, kurse Doda thotë se ai deri më tani nuk ka marrë asnjë euro dëmshpërblim, edhe pse disa herë ka trokitur në dyert e Komunës.
Sa i përket lartësisë së dëmit, Doda thotë se shifrat janë marramendëse, duke thelluar në këtë mënyrë tragjedinë me të cilëm përballen këto familje
Sezoni i rreshjeve vazhdon akoma, dhe në pranverë rreziku i përmbytjeve bëhet edhe më i afërt, pasi në këtë periudhë ato bëhen më të shpeshta dhe më të bollshme. Për banorët e Ulqinit, shpresa e vetme janë lutjet drejtuar Zotit , kurse sa u përkez lutjeve drejtuar organeve njerëzore ato shpesh hasin në vesh të shurdhët, ose ndëgjohen vetëm para fushatave zgjedhore.


























