Nika: Vizita te Nishani dhe “kthimi në vitin zero…” ?!! ( II )

February 12, 2016   | Rajoni / Region

Bujar-Nishani -me drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi-DurresShkruan Muhamet Nika

Kur vendosëm të shkruajmë për karakterin e vizitës dhe qëllimin e takimit të liderëve shqiptarë të presidenti Nshani, në Durrës- patë që , jo rastësisht , një pjesë nga titulli e vumë në thonjëza dhe këtë jo paqëllim?! Në se më pyesni pse ?, Kjo kishte të bënte me vetë faktin , që pjesa e nënvizuar, më kishte mbetur në kokë   nga një artikull i gazetarit Ali Salaj rreth vizitës atëhershme. Qëllimi final i saj atëherë ish- ujdia e nënshkrimit të një marrëveshje si platformë e përbashkët. Pasi kjo nuk u arrit, rezultatet e kësaj konference – Ali Salaj në shkrimin e tij që solli, pat qenë “ Konferenca e Uashingtonit dhe kthimi në vitin zero.

E kjo po më duket se i shkon pozitës dhe rolit të këtij grupi që shihni dhe i cili në emër të kërkesave të shqiptarëve , po” shetitë “ – poshtë e lart ..?!!

A kanë partitë shqiptare platforma të veçanta dhe të përbashkëta..?!!

Si dokument politik i tyre i përbashkët deri vonë ishte Memorandumi për Status Special, por nga ky , përveç Lidhjes dhe Prosperitetit, partitë tjera , si UDSH-bashkë me fraksionet e saja e mohuan këtë .Kurse Udsh- hartoi platformën e vet për autonomi personale,.

LD- në Mz, kish hartuar në frymën e Memorandumit , platformën politike të veten të cilën e mbante në arkiv dhe nuk e adresoi ku në shtet ose në institucionet e huaja.

PPD,nga ana e vet- kish hartuar Platëformën e saj – me referenca të dokumenteve ndërkombëtare , dhe të cilën e kish botuar në 3 gjuhë (shqip serbisht dhe anglisht) , kurse ia pat dorëzuar edhe komisionit për hartim të kushtetutës së Malit të Zi.

Dokument-Muhamet-Nika_Shembull -PPD

Fotokopje e shkrimit të Pobjedës, për platformën e PPD –së , dorëzuar, Komisionit Kushtetues 2007-si shtet i ri

Ndërsa BDSH , nuk tha se ka dokument të vetin, kurse Forca , gjithashtu nuk tha se ka dokument të vetin politik, përveçse në mënyrë teatrale , lideri i saj Cungu , nga ndonjë herë,dhe para kamerave të Teutës, tregonte një broshure – duke thënë se ajo posedon një dokument ekonomik- duke shtuar se atij politik i KISHTE KALUAR KOHA …. Bile të imponojnë përshtypjen se mirëqenia në Ulqin do të arrijë kur çdo gjë të jetë Cungu kompani- pa Selimin Kompani…?!!!
Po cilët ishin personat që nënshkruan aktin për Memorandum – dhe morën pjesë në Konferencën e Paqes për ish-Jugosllavinë , por më vonë tinëz e braktisën, që ishin :

o Vasel Margilaj Tuz
o Gjergj Gjokaj “
o Mehmet Bardhi Ulqin
o Elez Nikeziqi “
o Mehmet Gjoni “
o Fuat Nimai “
o Mustaf Çapuni “
o Mr. Ismail Doda Kraj
o Mr. Nail Draga Ana e Malit
o Haxhi Shabani “
o Muhamet Nika “
o Haxhi Taipi “
o Sabri Halili “
o Basri Çapriqi “
o Emin Halili Ulqin
o Anton Berishaj Tuz
o Abdullah Kurti Ulqin
o Gjergj Gojçaj Tuz
o Riza Rexha Ulqin
o I pa deshifruar
o Mustafë Mustafaj Ana e Malit
o Taip Kurti “
o Zenel Doda “
o Sbri Teliqi “
o Beqir Mustafaj “
o Bajram Rexha Ulqin
o Sadri Kukaj Plavë
o Ahmet Gjonbalaj “
o Ali Doda “
o Esat Cafi Ulqin
o Nikë Palkola “
o Muharrem Ardolli Krajë
o Ali Gjeçbritaj “
o Ibrahim Berjashi “
o Shemso Hasanagaj Ulqin
o Shyqyri Kahari “
o Shaban Peraj “
o Ferit Kurti “
o Lulash Palushaj Tuz

Faksimili-i-delegateve-shqiptar-

Vazhdon:
Për çfarë dokumenti politik u angazhuan para opinionit malazias deputetët dhe ministrat shqiptarë dhe çfarë deklaruan zyrtarisht.?!! Për të ruajtur autenticitetin do të jepen ashtu si i gjetëm në gjuhën serbe , prononcimet e tyre- me ndonjë koment të vogël shqip- tonin?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„