Gjeka sërish me akuza të rënda, akuzohet për keqpërdorim të detyrës
Sipas gazetës “Dan”thuhet se ka gjetur një varg shkeljesh të ligjit, si dhe të parimeve bazë të transparencës, transmeton portali TV Teuta.
Në një artikull të sotëm të gazetës “Dan”, kryetari i Komunës Fatmir Gjeka akuzohet se i ka mundësuar një kandidati i cili nuk përmbush kushtet e duhura , të hyjë në listën e kandidatëve për këshilltarë të tretë të kabinetit.
Kjo akuzë është drejtuar nga kandidati tjetër Irfan Mehmedoviq, i cili thotë se i plotëson të gjitha kushtet e konkursit të hapur, kurse kundërkandidati i tij, Arben Xhurreta, nuk ka as diplomën e nostrifikuar dhe as provimin profesional për punë në organet shtetërore. Mehmedoviq thotë se arsyeja e vetme që Xhurreta ndodhet në listë eshtë aktivizmi i tij politik në Partinë Demokratike të Gjekës dhe lidhjet e tyre miqësore.
Nga sekretariati për veprimtari shoqërore kanë konfirmuar konkursin dhe janë mbrojtur se kandidati pa provim profesional mund të pranohet nëse e jep atë brenda gjashtë muajsh, çka sipas gazetës Dan nuk është e saktë, pasi kjo mundet vetëm në rastet kur në konkurs nuk paraqitën kandidatë tjerë.





