Prokuroria e Malit të Zi hedh poshtë akuzat ndaj Nazif Cungut – lexo vendimin – Video

February 15, 2016   | Politika

Nazif-Cungu-konferenca-media-Ulqin-UlcinjSot në konferencën për media të organizuar sot në zyrën e Forcës së Re Demokratike, kryetari i kësaj partie Nazif Cungu, ka njoftuar opinionin publik se Prokuroria Shtetërore i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij për keqpërdorim të postit gjatë kohës që ishte në krye të Komunës së Ulqinit.

Nr. 257/16

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,

 

Arsyeja kryesore e organizimit të kësaj konference për media është për t’iu përgjigjur sulmeve të subjekteve të caktuara politike, individëve dhe mediave të afërta me ata të cilët i kanë dhënë vetes të drejtën për të marrë përsipër funksionin e organeve kompetente shtenore dhe të cilët po tentojnë paraprakisht të më shpallin fajtor për gjoja keqpërdorim të detyrës , gjatë kohës kur isha kryetar i Komunës së Ulqinit.

 

Edhe pse personalisht nuk kam pasur ndonjë dyshim në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të mia,, për të eliminuar spekullimet e shumta që vijnë nga individë dhe media të ndryshme,, shpesh me qëllime dashakeqe, si dhe detyrimet që kam në radhë të parë si një njeri serioz familjar, si një afarist, ndaj të gjithë punonjësve te mij dhe klientëve, dhe në fund si një figurë publike edhe ndaj votuesve, simpatizuesëve dhe të gjithë qytetarëve, i kam dërguar kërkesë Prokurorisë së shtetit për të me njoftuar zyrtarisht per vajtjen e procedurave që janë iniciuar kundër meje.

 

Përgjigja ishte e shpejtë dhe për këI falenderoj publikisht.

 

Gjëja më e rëndësishme është se këto përgjigje konfirmuan atë që unë tashmë e dija, dhe se është fakt se asnjë nga veprimet e mia nuk i kanë shkaktuar dëm komunës së Ulqinit, dhe se postin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit nuk e kam keqpërdorur për ti siguruar dobi të paligjshme vetes ose ndonjë personi tjetër.

 

Për të sqaruar saktë qytetareve është fjala për të ashtuquajturin rastin e Shasit.

 

Në këtë rast, Prokurori shtetror,akuzat ndaj meje i ka hedhur poshtë me konstatim : se nuk ka asnji element dyshimi se Nazif Cungu ka kryer veper penale për të cilën ashtë ndjekur sipas detyrës zyrtare.

Për ta lexuar vendimin e Prokuroris klikoni e Fotografi apo në link: Rijesenje_5_14.pdf

Prokuroria e Malit të Zi-Nazif-Cungu-1

Unë e di se kundërshtarët politik si dhe përfaqësues të mediave të caktuara, sidomos medijt elektronik, qëllimi i vetëm i të cilëve ishte që përmes këtyre artikujve të rrejshëm dhe të paverifikuar të dëmtojnë mua si politikan dhe subjektin politik që kryesoj, pas kësaj nuk do të flenë rehat.

 

Por falja është pjesë e natyrës njerzore, prandaj haptas ju them të rrijn të qetë, sepse ju kam falur, dhe nuk do të marr kundër tyre masa për dëmet e shkaktuara dhe të cilat mi lejon ligji. Por sigurisht nuk do të harroj. Gjithashtu as qytetaret nuk do te harrojn aktivitetet e tyre si diletante mediatik qe u perpoqen te i mashtroin.

 

U bëj lutje të gjithë përfaqësuesve të mediave që ti japin hapsirë dhe informojnë me korrektësi qytetarët lidhur me këtë çështje, cka edhe është qëllimi i kësaj konference.

Faleminderit,

 

Nazif Cungu

Ulqin, me15.02.16

Nazif-Cungu-konferenca-media-Ulqin-Ulcinj-1

Për ta lexuar vendimin e Prokuroris klikoni e Fotografi apo në link: Rijesenje_5_14.pdf
Prokuroria e Malit të Zi-Nazif-Cungu