Nika: Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Bardhi; Të ngrisin dhe të mbrojnë flamurin ose…?!!!

February 16, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Vjedhja-heqja-e-flamurit-kombetar-ne-UlqinShkruan Muhamet Nika

Ka tash ti një kohë të gjatë që ky institucion- bashkë me gjithë kampionët e kombëtares …,nuk është në gjendje t’i dalë zot asgjëje kombëtare dhe madje as vet simbolit shqiptar – të lejuar edhe me ligj ..?!!Prandaj , mendojmë që sot kemi më të drejtë se kurrë të pyesim , si t’ia bëjmë me një “hyxhym të tillë- hyzmeqarësh…” , që s’janë në gjendje të mbrojnë edhe gjërat e ligjshme e lëre më të fitojnë të drejta tjera…. Kujtoj (platformën e përbashkët politike), që përmendën me fytyra të qeshura në takimin me Nishanin?!!

Kështu, për t’i thënë dhe për t’i dhënë një zgjidhje kësaj pune – duke mos aluduar në vete për momentin- le të shkojnë e të qajnë para shtëpisë së Bahri Briskut, për t’i bërë rixha- Bahrisë me shokë , e ta çojë dhe ta ruaj edhe sivjet flamurin midis Ulqinit, siç bëri vitin që shkoi kur u çua në maje të Rumisë dhe  që nuk dëgjuam nga këta- të kenë reaguar për bisedat informative të cilat përjetoi Bahriu dhe terrorin mediatik në këtë moshë të thyer …?” E nuk po përmendim këtu , atë se si e çoi në Ulqin në kohën e Rankoviqit- vitet 60…! Madje vërtetohet se atëherë flamurin e ruanin dhe me roje natet e të armatosur *supozojmë, duke e kursyer kështu popullin nga belatë. ..?!!

Ajo që më habitë , me këto mend e mija është fakti që , nuk dua dhe nuk po mund të besoj, se si SELI TË KËTILLA- kryetarët e përmendur- e aq më tepër Bardhi , të cilit i qenka thyer edhe një herë zyra…?! T’i ketë shpëtuar e të mos ketë vënë kamera sigurie – që sot janë të vendosura edhe para Wece- ve publike …?!!

Dhe në fund , si “ i shitun , i instalum e i mallkum , para jush e prej jush..”, politikisht- por jo prej tjerëve- jam(i) në gjendje të sigurojmë blerjen e këtyre paisjeve të vëzhgimit – se na bëtë helaq dhe rezil – para sensit modern të kohës, me qyqllekun e juaj dhe vajtimin e përditshëm.?!

Deri sa të mos ndodh kështu-, njerëzit edhe kanë të drejtë të dyshojnë se veprime të tilla mund edhe të mos kenë ndodhur nga ata për të cilët ju leni të dyshohet nga kumtesat e juaja..?!

Dhe mos na pyesni pse?!! Sepse jo flamuri i juaj dhe i joni , por as vetë ju sikur të sulmoheshit nga ata që aludoni ju – do të ishte shumë pak të ndodhte   që të shpëtohej nga disakreditimi( autodiskreditimi ) i ngjarë i juaji në këtë vit   zgjedhor …?!

( vazhdon si u mbrojt flamuri në vitet 60 , nga Bahri Brisku me shokë dhe çfarë deklaron ai dhe të tjerët për këtë…)?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„