KKSH: Urime 8 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2016   | Rajoni / Region

Urime 8 vjetori i Pavarësisë së Kosovës-UlqiniKËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 26 / 16

Ulqin, 17.02.2016

Urime Kosovës Ditën e Pavarësisë

 

 

E nderuara Presidente Jahjaga,

 

I nderuari Kryeminister Mustafa,

 

I nderuari Kryeparlamentar Veseli,

 

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, pranoni urimet më të sinqerta me rastin e përvjetorit të 8 të Pavarësisë së Kosovës.

 

Kjo është një ditë e veçantë për të gjith shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënon një fillim të ri për Kosovën, për popullin e Kosovës, i cili pas shumë vështirësive, vuajtjeve dhe sakrificave, ja doli që ta shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, e që njëherit është arritje madhore për të gjithë shqiptarët që kontribuan për këtë ditë.

 

Ne, shqiptarët në Malin e Zi, vlersojmë shumë angazhimin dhe kontributin Tuaj në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, punën Tuaj për forcimin e institucioneve shtetformuese dhe gatitshmërinë për të ndihmuar shqiptarët në Mal të Zi.

 

Dua të deklaroj se çdo arritje dhe sukses i Kosovës, është njëherit sukses edhe i yni.

 

 

Urime 8 vjetorin e Pavarësisë!

 

 

 

Me respekt,

 

 KRYETARI

Genci Nimanbegu