Ulqini feston 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës + Foto – Video

February 18, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Tradita Ana Malit-UlqinKlubi i Biznesit Ana e Malit, Shoqëria Artistike “Tradita”, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Komuna Ulqinit e Organizata Turistike, në mbështetje të bizneseve organizuan spektaklin premier me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës për herë të parë në këto anë, njofton kumtesa nga AKB.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi, Margaret Uyehara, zëvendës ambasadori Bix Aliu, ambasadori i Shqipërisë në Malin e Zi Ernal Filo, delegacioni u AKB-së e personalitete tjera nga të gjitha trevat shqiptare, ku salla ishte e mbushur plotësisht.

Kabil Kurti, kryetar i Biznis Klub Anamalit, tha se ky koncert premier është një ngjarje shumë e rëndësishme, ku për herë të parë në Ulqin defilojnë ansamble nga të gjitha trojet. Sipas tij ky manifestim u realizua në kuadër të tre vjetorit të Shoqërisë Artistike “Tradita” e cila nga sot morri epitetin e ansamblit dhe kjo nismë do të shëndërrohet në një festival tradicional mbarë kombëtar.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, në emër të Kosovës, në përvjetorin e tetë të pavarësisë u ndau mirënjohje dy organizatorëve BKA-së dhe Ansamblit “Tradita”, dhurata të cilat ishin të punuara me kristalet e Kompleksit Trepça, si prodhim vendës.

Me valle e vlera të folklorit nga trevat tona të pranishmit i argëtuan Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” nga Shkupi, Folk grupi “Bilbili” nga Vlora, Ansambli “Dëshmorët e Kombit” nga Obiliqi dhe Ansambli “Tradita” nga Ulqini.

(Kosova Sot)

YouTube Preview Image

Rozafa PhotoVideo Facebook