Dita e miqesise se gazetareve shqiptare në Ulqin – Video

February 22, 2016   | Kulturë / Kultura

Dita e miqesise se gazetareve shqiptare në Ulqin-Në Ulqin sot ishte një grup gazetarësh nga të gjitha trevat shqiptare në rajon. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të “Ditës së Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” ku u veçua bashkëpunimi i gazetarëve dhe nxitja e vlerave profesionale të njerëzve të mediave.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.

VAO


“DITA E MIQESISE SE GAZETAREVE SHQIPTARE”

Eshte zhvilluar edicioni i trete “Dita e Miqesise se Gazetareve Shqiptare” mes Ulqinit dhe Shkodres me pjesemarrjen e disa gazetareve nga te gjitha trevat shqiptare. Pervec gazetareve, ne kete aktivitet moren pjese kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, kryetari i unionit te gazetareve shqiptare, Aleksander Cipa dhe kryetari i komunes Ulqin, Fatmir Gjeka. Fjalen e pare per te pranishmit e mori kryetarja Ademi, e cila u shpreh se Bashkia Shkoder ka nje vizion te hapur perkundrejte nevojes per informim dhe transparence.

Kryetari i unionit te gazetareve shqiptare, Aleksander Cipa, tha se gazetaret e pranishem jane kontributor ne mediat lokale, te cilat kane nje dimension lirie me shume sec kane pasur mediat klasike.
Nderkohe, kryetari i komunes se Ulqinit, Fatmir Gjeka, ftoi gazetaret ne Ulqin, ku ky takim do te jete me i madh nga vitet e tjera, per shkak te pjesemarrjes me te madhe te gazetareve nga te gjitha trevat.

Me pas, ne vazhdim te programacionit, te pranishmit organizuan nje tryeze rajonale ne qytetin e Shkodres

TV ROZAFA