Ekipi Ulqini në “Turne Futbolli” në Zürich të Zvicrës + Foto + Video

February 22, 2016   | Sporti / Sport

Ulqini -Turne-Futbolli në Zürich të Zvicrës-Ulqinaket-kampionPartia FJALA – Dega në Zvicër, me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizoi “Turne Futbolli” në Zürich të Zvicrës.

Me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Partia FJALA – Dega në Zvicër, me 21.02.2016 organizoi “Turne Futbolli” në Zürich të Zvicrës.

Në këtë turne që u mbajt në Zürich të Zvicrës, morrën pjesë ekipe nga Zvicra, Italia, Franca dhe nga Ulqini i Malit të Zi.
Pas takimeve dhe ndeshjeve interesante, në fund vendi i parë i takoi ekipit nga Ulqini që kishin udhëtuar enkas nga Ulqini për të marr pjesë në këtë turne.

Mysafir në këtë turne nga Kosova ishte Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, i cili në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në këtë turne uroj 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe theksoi kontributin që bashkëatdhetarët tanë kanë dhënë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në fund pas përfundimit të këtij turneu, Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi dhuroi kupën fituesit dhe shpërblimet për tri vendet e para dhe falënderoj organizatorët dhe ekipet pjesëmarrëse në këtë turne.

Partia FJALA,
Prishtinë, 22.02.2016

FJALA Facebook
YouTube Preview Image

Duam të cekim që në turneun e futbollit që u zhvillua në qytetin Zyrih të Zvicrës, skuadra e Ulqinit arriti të shpallet kampion.

Në turne  ishin pjesmmarrës mjaft ekipe të forta nga diaspora, por skuadra nga Ulqini u tregua më e mira.

Mirënjohje në Zvicër nga klubi futbollistik Ulqini për Deputetin njëherit Kryetarin e Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi dhe Suad Ukoshata