Thirrje për referendum në Ulqin për kërkimet e naftës – Video

February 22, 2016   | Bota, Lajmet / Vijesti

JO-për kërkimet e naftës-ne-Ulqin-Tivar-mali-i-ziDuhet cekur se tenderi për kërkimin e naftës dhe gazit në bregdetin e Malit të Zi tashmë ka përfunduar, ka mbetur vetëm që qeveria të japë mendimin e vet. I gjithë ky proces, thonë ekologët, është jotransparent dhe mund të figurojë me pasoja katastrofale për turizmin e Ulqinit.

Qeveria e Malit të Zi jep leje për puse nafte në Ulqin, gjë që nuk e dinë as banorët, as pushtetarët e Ulqinit, e as ambientalistët. Pas vendimit për hapjen e puseve të naftës në zonën e bregdetit të Ulqinit ka alarmuar banorët.

Ndërkaq, ambientalisti i OJQ -së Hapi të Gjelbert z.Xhelal Hoxhiq deklaroi se është vënë në dijeni të këtij vendimi para disa kohe. Sipas tij, kërkimi i naftes kërcënon bujqësinë dhe peshkimin dhe turizmin në zonën bregdetare.

“Sipas Hoxhiqit më të rrezikuarit do të jenë peshkatarët dhe komplet ekonomia turistike, sidomos e dy qyteteve më jugorë, Tivari dhe Ulqini. E sidomos e Ulqinit, kur dihet shumë mirë se, për dallim nga Tivari, Ulqini është komplet i varur nga turizmi”.

Pushtetarët dhe ato që merren me naftë sigurojnë se çdo gjë do të jetë transparente dhe pa kurrfarë pasojash për turizmin dhe ekologjinë. Por ekzistojnë disa faktorë që flasin pikërisht për të kundërten.

Xhelal Hoxhiqi paralajmëron referendum

Hoxhiqi shprehet që në mënyrë të drejtpërdrejtë të shprehet vullneti i popullit dhe një nivel të avancuar të demokracisë që ai është referendumi. Ai ceku se Gjykata Kushtetuese e Italisë e ka konfirmuar se duhet organizuar refrendum popullor për lejimin apo jo të kërkimeve të naftës në bregdetin italian.

Derisa në Itali për aktivitete të tilla do të pyetet populli, në Mal të Zi qeveria nuk ka organizuar as shqyrtime publike.

Tani më shumë se kurrë duhet të ndërgjegjsohemi dhe të hapim sytë, pasi këto platforma nafte dhe gazi, nuk do të jenë përballë Budvës e as Tivatit por pran bregdetit të Ulqinit.

Ju ftojmë të ndiqni në TV Teuta intervistën e gazetares Dafina Teliqi me ambientalistin e OJQ-së Hapi Gjelbërt z. Xhelal Hoxhiqi