Nazif Cungu: Pse Dështoj dialogu parlamentar – Video

February 23, 2016   | Ngjarjet - Events

Nazif-Cungu-Tv-TeutaKuvendi i Malit të Zi ka filluar mbledhjen e 10-të, me radhë e dialogut parlamentarë me qëllim të arritjes së marrëveshjes për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Mbledhjen cila u mbajt në Podgoricë, prezent ishtin edhe kryetari i Forcës Nazif Cungu dhe i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj.

Nazif Cungu për televizionin Teuta tha se dështimi i dialogut nuk do të pengojë që partitë shqiptare të insistojnë për ndryshiin e ligjit zgjedhor, i cili është diskriminues ndaj partive shqiptare.

Cungu tha se për ndryshimin e ligjit zgjedhor duhet përkrahje e gjërë pasi nevojitet mbështetja e dy të tretës së deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi.  Megjithatë, përpjektjet e partive shqiptare për arritjen e këtij ndryshimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen

Në mbledhje morrën pjesë kreu i qeverisë Millo Gjukanoviq , kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq, dhe shefi i misionit të BE në Podgoricë Mitja Drobniç. Në punën e mbledhjes po ashtu marrin pjesë liderët e PSP , DEMOS të Lëvizjes URA , Malit të Zi pozitiv, të Partisë boshnjake, Social demokratet e Malit të Zi dhe Partisë Liberale.

Kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq ka deklaruar më parë se marrëveshja për krijimin e kushteve  për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është e gatshme në parim dhe ka paralajmëruar se sot mund të pritet vendimi përfundimtar . Ai po ashtu ka precizuar se të gjitha çështjet kontestuese do të trajtohen në dialogun parlamentarë në përbërje të plotë , me qëllim që për ato çështje  të përcaktohen definitivisht.

Dialogu në mes pozitës dhe opozitës për arritjen e një marrëveshjeje  për organizimin e zgjedhjeve parlamentare  ka dështuar për shkak të se nuk u arrit një konsenzus për kontrollin e Radiotelevizionit të Malit të Zi si dhe pozitën e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq.

Poashtu kryeministri Gjukanoviq ka refuzuar   pjesmarrjen e opozitës në Agjensinë për sigurim kombëtar, pushtetet lokale dhe ndërmarrjet shtetërore. Krivokapiq pas takimit ka deklaruar se pozita e tij nuk është problem pasi nëse Gjukanoviq pranon kërkesat e tjera.