Nik Gjeloshaj: Forca e ka më afër partinë boshnjake dhe kroate se shqiptarët

February 23, 2016   | Ngjarjet - Events

nike-gjeloshajDeputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka reaguar pas lajmit se partitë e pakicave do përkrahin shkarkimin e kryetarit të Parlamentit Ranko Krivokapiq, raporton portali Ul.info.

Ai është shprehur se Forca nuk deshiron bashkëveprim me subjektet tjera politike shqiptare, por më afër ka Partinë Boshnjake dhe atë Kroate.

“Forca përseri nuk deshiron bashkëveprim me subjektet tjera shqiptare, duket që më afër ka Partinë Boshnjake dhe Iniciativën Qytetare Kroate. Përseri favorizon kërkesat dhe pozicionimin e Boshnjakëve, duke lënë anash kërkesat dhe interesat e shqiptarëve në Mal të Zi”, deklaroi Gjeloshaj.

Ai ka thënë se veprimet e Forcës bien ndesh me interesat e shqiptarëve dhe se po i bëhet një dam i madh politik shqiptarëve në Mal të Zi.

“Do të duhet shumë kohë që të rehabilitojmë dëmin politik që ky subjekt po i bënë shqiptarëve. Edhe në këtë rast kam kërkuar bashkëpunim dhe bashkëveprim, por me sa duket kjo nuk është në interesin e tyre, ashtu siç nuk ka qenë në interesin e tyre bashkëveprimi para votbesimit të Qeverisë. Duket që për momentin veprimi i tyre politik prioritet ka interesat e boshnjakëve dhe jo ato të shqiptarëve”, shtoi Gjeloshaj.