Rrahje Brutale në Strazhë në mes tifozëve malazez dhe të Shkëndijës – Video
Tifozët e Shkëndijës, Ballistët dhe tifozët e Buducnostit nga Mali i Zi, Varvari, janë përleshur sot në lokalitetin Strazhë, ndërsa epilogu është dhjetëra të lënduar nga të dyja anët.
Incidenti ka ndodhur kur autobusët e të dyja grupeve të tifozëve kanë ndaluar në këtë kalim malor dhe pas provokimeve ka nisur përleshja e tyre. Nga MPB-ja informojnë se ballistët kanë nisur të gjuajnë me mjete të ndryshme në drejtim të autobusit të malazezëve, dhe aty ka nisur përleshja mes grupeve.
Nga kjo përleshje është dëmtuar autobusi i skuadrës malazeze dhe disa vetura, ndërsa ka pasur edhe të lënduar. Të lënduarit janë transferuar nëspitalin e Gostivarit, kurse ata që ishin më rëndë të lënduar janë derguar në qendrën për urgjencë në Shkup. Dy të lënduar në gjendje më të rëndë janë dërguar në Klinikat e Shkupit. (INA)







