Gjeka: Do shfrytëzohen maksimalisht kompetencat e mija ligjore – Video

February 25, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Fatmir-Gjeka-kryetari-UlqinitKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka thënë se në bisedime me subjektet përgjegjëse politike do të kërkojë daljen nga kjo situatë në të cilën ndodhet kjo komunë, raporton portali Ul.info.

Në dyvjetorin e zgjedhjes në këtë funksion ai në konferencë për shtyp tha se nuk është i kënaqur me atë çfarë është arritur dhe realizuar.

Për gjendje të tillë Gjeka akuzoi partnerin e deritashëm të koalicionit Forcën e re demokratike duke thënë se kjo parti ka bërë obstruksion dhe ka bllokuar pushtetin lokal dhe shmangu sjelljen e mbi 80 vendimeve të cilat qëndrojnë në sirtarin e kryetarit të Kuvendit, duke përfshirë aty edhe buxhetin për këtë vit.

Në pyetjen për shkarkimin e tre sekretarëve nga radhët e Forcës, kryekomunari ka thënë se ka kompetenca ligjore dhe ai i shfrytëzon.

Gjeka shtoi se është i gatshëm për çdo skenar. “Për rikompozim, por edhe për zgjedhje të parakohshme, kur do që të caktohen ato”, theksoi ai.

YouTube Preview Image