Populli i Malit të Zi i ndarë rreth anëtarësimit në NATO
Malazezët janë të ndarë në çështjen rreth anëtarësimit të vendit të tyre në NATO, tregojnë rezultatet nga anketa e agjencisë IPSOS.
Siç njoftoi Tanjugu, sipas anketës, 48 për qind nga të anketuarit kanë mendim pozitiv për NATO-n, ndërsa 47 për qind – negativ.
Nëse këtë javë do të mbahej referendum për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, të drejtën e tyre të votës do ta shfrytëzonin 76 për qind nga të anketuarit, prej të cilëve 42 për qind do të votonin “pro” anëtarësimit, ndërsa 38 për qind “kundër”.
Pavarësisht nga ajo nëse e mbështesin anëtarësimin në NATO apo jo, madje 70 për qind nga të anketuarit kanë vlerësuar se “në fund” Mali i Zi do të jetë pjesë e Aleancës.
Krahasuar me anketën paraprake të ngjashme të IPSOS, të zbatuar vitin e kaluar në shtator, përqindja e atyre që kanë qëndrim pozitiv ndaj NATO-s është rritur prej 35 për qind në 48 për qind./MIA/





