Zenka: Ndërrimi i pushtetit nuk bëhet me përplasjet e deklaratave në media – Video

February 27, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Mehmet-Zenka-Udsh-UlqinNe seancen e parashikuar per te premten perseri nuk u paraqiten keshilltaret e duhur  per mbajtjen e saj.Meto Zenka kryetari UDSH-se shprehet per televizionin Teuta se eshte e papranueshme sjellja e perberesve politik ne skenen politike te komunes se Ulqinit,nje papergjegjshmeri e te gjitha subjekteve politike.Sa I perket partise sone ne jemi me qendrime te caktuara e te qarta.Kurdohere qe na eshte kerkuar per te qene ne favor te vendimarrjeve ne favor te qytetit te Ulqinit ne kemi qene gati.Ne se kemi fuqine politike qe te ndryshojme per momentin qe mund te nderrojme dicka ne Ulqin,por ato qe e kane pak fuqi politike jane duke qene shume te papergjegjshem.Pushteti eshte legal deri sa nuk nderrohet,nuk behen veprime konkrete qe te nderrohet ai pushtet I cili ekziston per momentin.Nuk nderrohet pushteti me deklarata neper media,pushteti nderrohet me hapa konkrete me zgjedhje te reja,me formimin e shumicave te reja.Tani eshte kristalizuar situata ne pushtetin lokal te Ulqinit,shumice te re nuk kemi,pjesetaret e shumices se vjeter akoma udheheqin ne pushtet.

Pyetjes nese mendoni qe doreheqja e komplet ekzekutivit mund ta zhbllokoje situaten ai pergjigjet:Secila zgjedhje eshte me e mire se kjo momentalja,si zgjedhje te reja,si formimi I shumices se re.Nuk ka rrugedalje nga ky tunel I erret.

Sa I perket interesimit te Prokurorise per Ulqinin dhe nese ka elemente te keqperdorimit te pushtetit,Zenka eshte mjaft kategorik ne deklaratat e tij:Prokuroria te beje punen e saj e nese dikush eshte pergjegjes duhet te pergjigjet para organeve ligjore,pasi ne Ulqin ka pasur mjaft shkelje te ligjit dhe duke u demtuar ne shume raste bugjeti I komunes e nuk eshte pare interesi I komunes me gabime te qellishme e te paqellishme I kane sjelle disa deme te medha financiare komunes se Ulqinit.

Nese shkohet drejt zgjedhjeve kur mendoni se mund te mbahen ato?Padyshim para sezonit veror,pasi kush mendon se me kete menyre me kete situate ta presim sezonin ai eshte armiku me I madh I ketij populli,pergjigjet Zenka,sa ma pare zgjedhje te reja qe ta shpetojme fazen parasezonale e mos te deshtojne sic ka ndodhur nje vit me pare.

Zgjidhja e qeverise teknike vazhdon ai me tej ishte dashur te behej para nje viti,pasi edhe kete  e shoh si menyren se si te rrine ne pushtet keto qe jane ne pushtet.

Ju a do te  merrni pjese ne qofte se ofrohet nje qeveri kalimtare?

Per te mire te Ulqinit patjeter qe po, perfundon Zenka ne  intervisten per Televizionin Teuta.