Ambasadorja Poloneze dhuroi donacion Qendrës ditore për fëmijë “Sirena” në Ulqin

February 28, 2016   | Kulturë / Kultura, Rajoni / Region

Ambasadorja -Polonis- Tatarzinska-Fatmir-Gjeka-UlqinAmbasadorja e Polonisë Irena Tatarzinsk qëndroi sot për vizitë pune në Ulqin më ç rast u takua me kryetarin e Komunës Fatmir Gjekën , nënkryetarin Ardian Mavriqin dhe shefin e kabinetit Met Gjonin. Ambasadorja Tatarzinska vlerësoi bashkëpunimin e Polonisë me Malin e Zi dhe rrugën drejtë integrimit të Malit të Zi në familjen evropiane. Ajo përshëndeti nisjen për binjakëzimin e Ulqinit me ndonjë qytet në Poloni dhe tha se do të angazhohet personalisht që kjo ide të jetësohet. Ambasadorja duke folur për vlerat kulturo historike të Ulqinit pohoi se ky qytetet nga viti në vit po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës dhe më i dashur për mysafirët polakë. Nga ana tjetër zyrtarët e Komunës falënderuan ambasadoren Tatarzinska për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Ulqinit si dhe për donacionin mbi 7 mijë e 100 euro që ambasada polake i ka dhuruar Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim “Sirena”.

TVCG

Ambasadorja e Polonisë Irena Tatarzinska qëndron për vizitë në Ulqin

 

Kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka ,nënkryetari  Ardian  Mavriq  dhe shefi i kabinetit Met Gjoni pritën ambasadoren  e Polonisë   në mal të Zi  Irena Tatarzinska.

Fillimisht kryetari Gjeka  i uroi mirëseardhje  dhe  iu falenderua për donacionin e  vyer  që ambasada  i ka dhuruar  Qendrës ditore  për fëmijë  dhe të rinj  me  pengesa në  zhvillim,,Sirena,,

Më pas Z. Gjeka  foli për Ulqinin , resurset e tij dhe për  kontaktet e vëna  me  Poloninë,  konkretisht me qytetin Inovrocllav, ku  ka pasur edhe  vizita të  ndërsjellta . Një falenderim    të vecantë  kryetari  i beri Ambasadores  për angazhimin e saj  në  ruajtjen e kripores   së   Ulqinit si  teritor i mbrojtur.

Nga ana tjetër Ambasadorja  Tatarzinska ,   vlerësoi  lartë  bashkëpunimin e Polonisë  me malin e Zi  dhe në  rrugen  drejtë   integrimit të Malit të Zi   në  familjen evropiane  ky  bashkëpunim   do të  jetë  akoma  më  i  madh  vecoi ajo. Duke  folur  për  vlerat kulturo  historike  të Ulqinit , Ambasadorja  tha  se  Ulqini  nga viti në  vit  po  bëhet  destinacion tërheqes   dhe i dashur  për  mysafiret polak

Ambasadorja -Polonis- Tatarzinska-Fatmir-Gjeka-Ulqin-

Ajo  përshendeti   nismën  për   binjakëzimin    e  Ulqinit me  ndonjë qytet   në Poloni dhe   tha se  do   të angazhohet personalisht që   kjo  ide  te jetësohet.

Falenderime   për donacionin , ambasadores i shprehën nënkryetari Mavriq dhe Z. GJoni , të  cilët po ashtu   u ndalen dhe  tek  intensifikimi i kontakteve  me  qytete te ndryshme  në Poloni dhe  shkëmbimin e   pervojave  me ta.

Ambasadorja  e Polonisë e shoqëruar nga  zyrtarët komunal  vizituan Qendrën  ditore   për fëmijë dhe të rinj   me pengesa  në  zhvillim ,,Sirena,,

Drejtori i këtij   institucioni Z Bilal Alaj, i foli   për rritën e këtij institucioni  dhe  përkrahjen që i jepet  atij. Në  mënyrë  të vecantë  i shprehu  konsideratë  për  donacionin  me  vlerë  mbi 7100 euro që ambasada  polake  i ka   dhuruar  qendrës  dhe  me  këto mjete sic u shpreh ai  janë siguruar   pajisje të   domosdoshme  ortopedike  dhe logopedike.

Komuna Ulqinit