Nika: Ky nuk ishte rasti i vetëm në Ulqin për mbrojtje të flamurit…?!!

February 29, 2016   | Opinione

Sulmohet zyra e LD në MZ-së në Ulqin - Mehmet-Bardhi-Ulqin-1E tash ti po shtojmë se ky nuk ishte rasti i vetëm në ulqin për mbrojtje të flamurit…?!!

 Shkruan:  Muhamet Nika

Por mund të shtohet, se kjo ndodhi nuk ishte e vetmja në Ulqin, për një rast tjetër të kësaj kohe, i cili dëshmon për protestat qytetare, në të përditshmen Pobjeda, të datës 12 . 06. 1969, për demonstratat e shqiptarëve të asaj kohe në Ulqin, shkruan: “ Rreth 600 komunistë, nga dy organizata bazë të vendit, në Ulqin,   gjatë 2 ditëve të fundit mbajtën mbledhje me rastin e incidentit të 3qershorit, kur 30 voglushë nga Ulqini, patën dalë në rrugë, duke mbajtur flamuj shqiptarë dhe portretin e heroit kombëtar Skenderbeut, me këtë rast, fëmijët, kanë kënduar këngë shqipe, dhe lëshuan parulla për Shqipërinë e Madhe e Enver Hoxhën.” Artikulli më poshtë arsyeton se: “… demonstratat ishin të përgatitura nga jashtë…Arsimtarët dhe nxënësit ,nga Gllogovci i nxitën fëmijët e Ulqinit, të demonstrojnë…., dhe se ata ishin vazhdim i demonstratave që kishin ndodhur, më parë në Kosovë, e Maqedoni…”

Nga artikulli i kësaj gazete, mësohet, se Komiteti i Lidhjes Komuniste të Ulqinit, për çështjen , pas mbledhjes së përmendur, i pat dërguar një raport prej 16 faqesh, komitetit të Gllogovcit, por edhe atij të Krahinës së Kosovës në të cilin rrëfehet se si kosovarët ishin të implikuar në trazirat e Ulqinit.Në mënyrë që të krijohej bindja “ që ngjarjet nacionaliste” në Ulqin, ishin të importuara nga Kosova. Çështja nga mediat trajtohej si skandali më i rëndë “që kish ndodhur në Ulqin, në këto 100 vjetë , sa zgjatë bashkëjetesa , ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve…”

Po shtoj se në tetor të vitit 20013 , para se ta bëjë   këtë shkrim, përmes Bahri Briskut, këtyre ditëve, në Ulqin, më ra të kontaktoj, me 82vjeçarin nga Prishtina- Shukri RRukiqin, ish-drejtorin e shkollës së Gllogovcit, i cili në këtë moshë të thyer, kish ardhur në Ulqin, për t’i rënë në gjurmë dokumentit të nisur nga komunistët Ulqinakë , atyre të Gllogovcit dhe të Kosovës, për gjoja implikimet e kosovarëve në trazirat Ulqinake. Ai na konfirmoi se dokumenti , në Kosovë nuk gjindej dhe ndoshta me siguri mendohet që ishte asgjësuar nga lufta. Si rezultat, i gjithë kësaj, Rrukiqi, ishte larguar nga puna dhe nevoja për të zbuluar të vërtetën e kish shtyrë të gjurmojë gjetjen e dokumentit famëkeq. Nga ana e tij, Bahri Brisku, rrëfen, që ai si gazetar i Rilindjes, në atë kohë, ka qenë i lutur, nga Rrukiqi, për të përgatitur një shkrim në Rilindje për të treguar të vërtetën, e demonstratave të vitit 1969.

Duket e pabesueshme, por ngjashëm si komunistët ulqinakë, në vitin ’69, që për trazirat në Ulqin,   fajsonin kosovarët, ashtu edhe komunistët e Kosovës, në mbledhjet e veta, menjëherë pas trazirave të vitit 1981, fajsonin për organizim të tyre, studentët nga Maqedonia e Mali Zi, tezat e tilla i gjenë të shkruara, në numrat e gazetës Rilindja, pas 11 marsit të ’81 e deri kah fundi i   muajit…., kur komunistët kosovarë, u detyruan të pranojnë së “ Kundër revolucioni në Kosovë nuk u organizua nga jashtë e as që shpërtheu për punë të pasulit, i cili mungonte si ushqim në mensën e studentëve…”Andaj, edhe teoria e importimit të demonstratave në Ulqin nga Gllogovci, duket pak e besueshme.Shihet që, për kohën, harrohej se çështja e pazgjidhur e shqiptarëve i shtynte ata të veprojnë si trup i vetëm?!!

Çfarë kujton Shaban Dollaku për protestat në Ulqin dhe për diegie të kadastrit….

I ndjeri Shaban Dollaku , në monografinë e tij familjare, gjithashtu rrëfen edhe për trazirat e kohë pas kohëve në Ulqin, dhe njëkohësisht e përmend në piemont angazhimin atdhetar të Bahri Briskut.

Sipas kujtimeve të Shaban Dollakut , veprimtarë politik dhe patriot në Ulqin, vërtetohet se skena të ngjashme të “ protestave të fëmijëve” të Mëhallës së Re në Ulqin, patën ndodhur edhe pas trazirave të vitit 81 në Kosovë.

Në fillim ai përmend se” Pas aprovimeve të amandamentave mbi kushtetutën e Jugosllavisë, në vitin 1966-67, u pat marrë qëndrim që: në mjediset ku jetonin pakicat nacionale, tu jepet mundësia për ta përdorur flamurin kombëtar. Lidhja Socialiste e atëhershme, që përfshinte gjithë popullin punues, mori qëndrim dhe e lejuan përdorimin e flamurit shqiptar edhe në Ulqin, kur filloi rregullisht të ngrehej në ditët e festave shtetërore ose republikane. Këtë gjë e bënin vetëm sipërmarrjet që ishin në pronë shtetërore, por jo edhe afaristët privatë, në dyqanet e veta.

Kjo gjë u ka rënë në sy qytetarëve, por edhe të rinjve , dhe në vitin1967 ose 68, për herë të parë një afarist, i cili ishte pronar i një kafeneje private , së bashku me ortakun, e ngrehën flamurin kombëtar. Është dashur të jetë festa e 29 Nëntorit, por atë e zbritën do persona të pa njohur. Pasi u bënë hetimet e nevojshme dhe u gjet personi, flamuri përsëri u ngrit. Pastaj , anëtarët e familjeve të tyre çdo natë e ruanin atë. Personat që e ngritën flamurin, ishin: Rifat Llazorja dhe Avdyl Murati i ndjerë….” Sipas Dollakut, merret vesh ,se kjo ngjarje u mirëprit nga shumica e popullsisë shqiptare por nuk është mirëpritur nga serbo-malazezët në Ulqin.

Ai, gjithashtu, revokon se” Lojërat e fëmijëve” në një rast- disa kohë pas ngjarjeve të 81, “…u kualifikuan si “demonstrata”, dhe vërteton, që “….Disa fëmijë nga Mëhalla e Re, Meraja dhe disa pjesë të Ulqinit, luanin nëpër rrugë të Mëhallës së Re,prej ish lokacionit të Mullirit të Drithrave,… e deri afër Vorrezave të     Mollabeqirëve, ku fillon Ullishta e Ulqinit. Në këto lojëra, disa fëmijë, kanë përdorur edhe flamurin kombëtar shqiptar… bënë një apo dy gjiro….organet hetuese që filluan të bëjnë hetimin i japin kahe demonstratash… qëllimi i politikës ishte ti vinte në një kontest me demonstratat që kishin ndodhur më parë në Prishtinë….Natyrisht , fëmijët u dënuan, por nuk e di si pasojat e fëmijëve i kanë pësuar prindërit e tyre, të cilët u dënuan me dënime financiare të hollash, nga ana e gjykatës për kundërvajtje…”

 Muhamet Nika