Ognjen Jovoviq: Nuk e di kush është pronari Kripores – Video

February 29, 2016   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Ognjen -Jovoviq-UlqinAdministratori i falimentit në Kripore Ognjen Jovoviq ka thënë se nuk është i njohur pronari i ndërmarrjes më të vjetër në Ulqin, raporton portali Ul.info.

“Nuk dihet kush është pronar i Kripores, është shumë e diskutueshme kush e shfrytëzon, kush është pronar, cilat janë të drejtat e çdokujt në këtë proces, për çfarë mund të përdoret Kriporja, a është vetëm park i natyrës, prodhim i kripës, apo ka edhe veprimtari tjera komplementare, pra që mund të zhvillohen në këtë hapësirë. Kemi të bëjmë me hapësirë të madhe prej 14 milion e gjysmë metër katror”, tha ai në deklaratë për Al Jazeera Balkan.

Siç kujton ky medium, Kriporja me vite nuk punon. Kompania investuese Eurofond e ka privatizuar në vitin 2003, duke blerë paketën kontrolluese të aksioneve për 800 mijë euro.

Falimenti u vendos në vitin 2005 ndërsa në vitin 2011 u shpall falimentimi për shkak të borxheve që tashmë kanë arritur shumën prej tetë milion euro.

YouTube Preview Image

Abazoviq: Dihet kush planifikon ndërtimin

Edhe pse zyrtarisht thuhet se nuk dihet pronari i Kripores, dihet kush planifikon ndërtimin në këtë hapësirë prej 15 milion metër katror në pjesën e pasme të Plazhit të madh.

Në faqen Eurofond.me, mund të shihet “dedikimi preliminar i sipërfaqeve” në Kripore.

Deputeti i pavarur Dritan Abazoviq ka thënë se Qeveria e Malit të Zi me dokumentet e veta po ashtu planifikon në Kripore ndërtimin e objekteve turistike me kapacitete banuese prej 900 deri në 1500 krevate, gjë që, siç shton, do të kishte pasoja katastrofave për biodiversitetin në Kripore dhe për shpend. “Për këtë arsye qasje e tillë është në kundërshtim të thellë me interesat e qytetarëve të Ulqinit”, theksoi ai.