Ne emisionin “Osmanaga show” Fejzoja, Bilali dhe Basroja në Valdanos

March 2, 2016   | Lajmet / Vijesti

Osman-Aga-Reality-Show-UlqinOsman Leskovci në angazhimet e tija televizive duket se nuk i pengonë që të gjejë kohën dhe të shijojë punën e prezentuesit në Osmanaga Top Reality Show.

Kohëve të fundit Osmani ashtë shum i angazhuar  në emisionin “Osmanaga Show ” ku për çdo ditë asht i ndjekur nga publiku ulqinak, por tashmë ai duket se është më i lehtësuar për ta kryer aktivitetin e prezentuesit.

Sot në emisionin “Osmanaga Show ” bëhet fjal në vazhdimësi për Ulishtën e Ulqinit, si dhe vizita e Osmanit në gjirin e Valdanosit.

Osmanaga Show i moderuar nga Suad Mehmeti, emison ky që ashtë duke synuar te nxisë reagimet lidhur me ngjarje apo dukuri pjese e jetes sone te perditshme në komunën e Ulqinit. Sipas Suadit i tërë emisioni bazohet në jetën reale. Por, kjo duket se e ka frymëzuar pak autorin edhe moderatorin e emisionit.

Në sezonin e parë i emisionit “ Osmanga Show ”, besojë që do të këtë personalite të ndryshme të showbizzit nga Ulqini, gjthashtu edhe nga jeta politike e ulqinakëve si dhe veprimet e qytetarëve- ku besoj për të gjithë ata do të jetë një sprovë më ndryshe sepse zakonisht tek ky emision ka më shumë biseda të natyrshme sesa skenar të gatshëm, e ajo besoj se i pëlqen publikut të gjerë ulqinak.

Diçka për gjirin e Valdanosit

Valdanosi me ullishtėn dymijëvjeçare – gjiri mė i bukur i Detit Adriatik

Nė largėsi prej katėr kilometrash nė veriperėndim tė Ulqinit, midis Mavrianit dhe Mendrës, nė formė patkoi tė ngushtė shtrihet gjiri dhe lugina e Valdanosit. Kepat e tij qė e mbrojnė lėshohen pingul dhe fundosen thellė nė det, kurse plazhi ėshtė zallishtė, e pėrbėrė nga gurėt nė diametėr 1-20 cm. Ėshtė i gjatė 700 m, kurse i gjėrė mestarisht 20 m. Pėr ndryshim nga gjiret e tjerė ky ėshtė i mbrojtur nga erėrat e jugut e tė veriut dhe shpeshherė, nė kohė shtrėngate, ka shėrbyer pėr strehimin e anijeve. Nė fund tė gjirit, nė mes tė bregut, gjendej karantina . Pėr shkak tė sėmundjeve nga tė cilat mund tė infektoheshin ekuipazhet e anijeve gjatė lundrimit, e qė tė mbrohej popullsia e qytetit, kur vinin anijet, mė parė duhej tė ndaleshin njė kohė tė caktuar nė karantinė. Nė vitin 1833 ėshtė shėnuar se njė anije e Ulqinit e tipit brigantin paska ardhur e e infektuar nga Aleksandria nė Valdanos dhe, me urdhėrin e kapetanisė sė limanit tė Ulqinit paska ndenjur 40 ditė nė karantinė.

Lugina e Valdanosit ėshtė e mbuluar me drurė mė tė vjetėr tė mbėltuar me trupa ulliri. Ullishta e Ulqinit me 90.000 trupa ėshtė unike, sepse pjesa mė e madhe e saj, rreth 75% gjendet nė kompleksin e luginės sė Valdanosit. Vjetėrsia mesatare e ullinjve ėshtė mė se 500 vjet, por disa trupa janė qė nga koha e Greqisė antike (shekulli V pra erės sė re ). Ullishta e vjetėr pėrbėhet nga ullinjtė e vajit. Vaji i njohur i Ulqinit, nė amfora e qypa tė dheut, ishte mall tregtar barazi me arin dhe arrinte deri nė Trieste, nė Venedik, nė Romė e nė Kairo, si dhe nė brendinė e vendit ( nė Shkodėr, Shkup, Diokle, Ras, Prizren etj.). Nė kohėn kur bėhej vjelja-mbledhja e ullinjve, nga ullishta jehonte kėnga e mbledhėsve. Sipas legjendės djaloshi nuk mund tė martohej para se ta mbėltonte sė paku njė ulli.